Globus

Dijetarët muslimanë dënojnë ashpër hapat më të reja të SHBA-ve

Unioni botëror i dijetarëve muslimanë (IUMS) të mërkurën thirri në ‘kryengritjen arabo-muslimane’ pasi që kryetari i SHBA-ve Donald Trump shpalli pranimin e Kudsit (Jerusalemit) si kryeqytet të izraelit.

“U bëjmë thirrje të gjithë dijetarëve dhe imamëve muslimanë që t’ua komunikojnë të gjithë muslimanëve anembanë botës seriozitetin e atij vendimi.”, thuhet në deklaratën e UIMS.

Unioni thërret në protesta anembanë rajonit që të shprehet solidariteti me Kudsin rreth çështjes palestineze.

‘Protestat duhet të mbahen si kryengritje popullore në emër të Mesxhidu-l Aksasë’, thuhet në deklaratë.

Hapin amerikan IUMS e përshkruan si ‘hap provokues që rajonin ta shtyjë në buzë të Xhehennemit’.

Unioni në vazhdim potencon se ky hap ‘detyron Palestinezët, arabët dhe muslimanët ta mbrojnë këtë qytet të shenjtë me të gjitha mjetet e nevojshme’.

Shejhul-Az’har, Ahmed Tajib thërret që në janar të mbahet një konferencë ndërkombëtare që të debatohet rreth fatit të Kudsit.

Në këtë tubim duhet të marrin pjesë të gjithë dijetarët udhëheqës të botës muslimane, priftërinjtë e krishterë dhe institucionet rajonale dhe ndërkombëtare me qëllim të debatit rreth ‘hapave praktik’ për përkrahje të popullit palestinez.”

“Ne paralajmërojmë për pasoja serioze rreth vendimit të Shteteve të Bashkuara mbi identitetin e qytetit të shenjtë”, tha Taijib në deklaratën e publikuar pas vendimit të Trump-it.

“Njohja e Kudsit të okupuar si kryeqytet të etnitetit sionist dhe transferimin e ambasadave në Kuds paraqet një mohim flagrant të të drejtave palestineze dhe arabe”.

(breziiri)