Fikh

Dhurimi i sevapeve të fituara nga leximi i Kuranit (I)

839views

Dr. Taxhedin Bislimi

Nuk ka dilemë se njeriu ndjenë nevojën e ndihmesës së tjetrit, jo vetëm duke qenë gjallë por edhe pas vdekjes së tij. Këtë natyrshmëri të njeriut islami jo vetëm dhe e kultivoi por, edhe e nxiti me qëllim që njerëzit të ndihmohen mes veti në punë të mira. Në mesin e këtyre veprimeve është edhe dhurimi i sevapeve të fituara nga ndonjë veprimtari e mirë dhe më pas pjesëtar të këtyre sevapeve të bëhen edhe të vdekurit tanë, të cilët s’do mend se kanë nevojë permanente për një nevojë të tillë. Në këtë temë do të shtjellojmë dhurimet e sevapeve të fituara nga leximi i Kur’anit.

Dijetarët janë të mendimit se, lejohet dhurimi i sevapeve të leximit të Kur’ani Kerimit për Pejgamberin [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme]. Ibni Abidini shprehet kështu. “Thënia e dijetarëve tanë, se personit i lejohet që sevapet e veprimtarisë së tij t’ia dhuron të tjerëve, në mesin e këtyre është edhe Pejgamberi [Alejhis-selam], sepse ai është më meritor (që atij t’i dhurohen), ngase, Ai na ka shpëtuar prej devijimit, një veprim i tillë është një lloj falënderimi dhe kthimi me të mira për të mirat e tij dhe se i përkryeri pranon edhe më shumë përkryerje. [1]

Dijetarët qëndrimin e tyre se, lejohet të dhuruarit të sevapeve për të Dërguarin e Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] e mbështetën në shumë argumente, si nga sunneti, analogjia, argumente racionale dhe veprimtarin e selefit të mirë. Në vazhdim do të përmendim disa nga ato.

Argumentet nga sunneti i Pejgamberit [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme]

أَنَّهُ كَانَ يُضَحِّي بِكَبْشَيْنِ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَبِكَبْشَينِ عَنْ نَفْسِهِ وَقَالَ : إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَمَرَنِي أَنْ أُضَحِّيَ عَنْهُ أَبَدًا فَأَنَا أُضَحِّي عَنْهُ أَبَدًا

Transmeton Ali ibni Ebi Talib r.a. se, vërtet ai therte kurban dy desh për Pejgamberin [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] dhe dy desh për vetveten dhe kishte thënë. ”Vërtet i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] më ka urdhëruar të therë kurban dy desh për Të, tërë jetën, andaj unë për Te theri kurban tërë jetën (sa të jem gjallë)”. Transmeton, Tirmidhiu, Ebu davudi, Bejhekiu.

Nga hadithi kuptohet se, Pejgamberi [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] e kishte urdhëruar Aliun r.a. që të therë kurban për të, tërë jetën, edhe nëse është pas vdekjes së tij. Aliu r.a. e realizonte dhe e zbatonte atë, të cilën e kishte porositur i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme], dhe kështu ç’do herë therte kurban për Pejgamberin [Alejhis-selam]. Nga kjo kuptohet se, sikur të mos lejohej dhurimi i sevapeve të veprave të mira, Pejgamberi [Alejhis-selam] nuk do ta kishte urdhëruar Aliun r.a. që të therte kurban për të. Prandaj, nga hadithi nënkuptohet se, lejohet dhurimi i sevapeve të veprave të mira dhe ato i arrin Pejgamberit [Alejhis-selam]
Argumenti nga veprimtaria e selefit të mirë (selefu salih).

ransmetohet se, Abdulla ibni Omeri r.a. gjatë tërë jetës së tij, kishte bërë Umre për Pejgamberin [Alejhis-selam] pas vdekjes së tij edhe atë pa porosinë e Pejgamberit [Alejhis-selam].

Kryerja e umreve nga ana e Abdulla ibni Omerit gjatë tërë jetës së tij sa ishte gjallë, për Pejgamberin [Alejhis-selam] dhe pa porosinë e Pejgamberit [Alejhis-selam], është argument për lejimin e dhurimit të sevapeve të veprave të mira për Pejgamberin a.s[2]

Argumenti racional

I Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] është më meritor se, të gjithë njerëzit, që Atij t’i dhurohen sevapet e veprave të mira, sepse, Ai na ka shpëtuar prej devijimit (dalaletit).

Dhurimi i sevapeve vërtetohet edhe për mes analogjisë (kijasit), edhe atë duke e bërë analogji këtë që i dhurohet pas vdekjes së tij me atë që sahabet i dhuronin derisa Pejgamberi [Alejhis-selam] ishte i gjallë.

Argument tjetër, mbi të cilin dijetarët mbështesin qëndrimin e tyre është se, Pejgamberi [Alejhis-selam] ishte njeri i plotë dhe i përkryer, mirëpo, kjo pranon edhe më shumë përkryerje dhe plotësim, këtë e vërteton edhe Kur’ani edhe sunneti i Pejgamberit [Alejhis-selam] . Allahu thotë:“Zoti im, më shto dituri”. (Sureja, Ta-ha, 114)

Pejgamberi [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] ka thënë:

عنْ أَبي هُريرة رضي الله عنْهُ قالَ: كان رسُولُ الله صَلّى الله عَلَيْهِ وَسَلّم يَقُولُ:…… ” واجْعل الحياةَ زيادةً لي في كلِّ خَيْر، …..

Transmeton Ebu Hurejreja r., i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] thoshte (lutej): “ ….. dhe bëne jetën shtim (rritje) për mua në ç’do të mirë …..”. Transmeton, Muslimi.

Ajeti dhe hadithi është argument se, përsosshmëria dhe pozicioni i tij pranon edhe më shumë përsosshmëri dhe plotësim, si në fushën e diturisë, në fushën e sevapeve dhe të gjitha shkallët.

رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ ، أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ إِذَا نَظَرَ إِلَى الْبَيْتِ ، قَالَ : ” اللَّهُمَّ زِدْ بَيْتَكَ هَذَا تَشْرِيفًا وَتَعْظِيمًا وَتَكْرِيمًا ، وَبِرًّا وَمَهَابَةً ، وَزِدْ مِنْ شَرَّفَهُ وَعَظَّمَهُ مِمَّنْ حَجَّهُ وَاعْتَمَرَهُ تَعْظِيمًا وَتَشْرِيفًا وَبِرًّا وَمَهَابَةً ”

Transmeton Hudhejfete ibni Usejd r.a. se, vërtet Pejgamberi [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] kur shikonte në shtëpinë (Qaben) thoshte: ”O Zoti im! Shtëpisë Sate (Bejtullahit) shtoja nderin, mirësinë dhe madhërinë, respektin, lartësinë, dhe mirësinë, e edhe atij që e viziton dhe e nderon, e respekton dhe e madhëron, shtoja nderin, respektin dhe madhërinë”. Transmeton, Taberaniu.

Kjo lutje nga ana e Pejgamberit [Alejhis-selam] i përfshin të gjithë pejgamberët [Alejhimus-selam] , që le të kuptohet se, të luturit për shtimin të nderit dhe respektit është sunnet. [3]

Dhurimi i sevapeve të leximit të Kur’anit, të tjerëve

Sipas mendimit të dijetarëve të sheriatit Islam, lejohet që sevapi i leximit të Kur’anit t’u dhurohet muslimanëve tjerë. Këtë qëndrim e gjejmë në literaturën e fikhut, ku dijetarët eminent të sheriatit theksojnë dhe pohojnë se, dhurimi i sevapeve të leximit të Kur’ani Kerimit për të tjerët është i lejuar. Imam Ibni Abidini në veprën e tij “Reddul muhtar” thekson se, dijetarët eminent, kur kanë shpjeguar “haxhin bedel” ndër dispozitat e tjera ata kanë pohuar se, personit i lejohet që sevapet e veprave të tija t’ua dhuroj besimtarëve të tjerë, qofshin ato vepra, namaz, agjërim, sadeka apo haxh, etj. Po ashtu në veprën “El-Hidaje” të Merginanit dhe “Fetava tatarhanije” theksohet se, personi kur të jep sadeka vullnetare, më mirë është që të vendos se, shpërblimet e sadekas t’ua dhuroj të gjithë besimtarëve dhe besimtareve, sepse ato u arrijnë atyre pa ia pakësuar atij asgjë nga sevapet. Ky është medhhebi i Ehli Sunnetit vel Xhemaa.

Prandaj ai, që falë namaz, agjëron, bënë haxhin, jep sadeka etj, sipas Ehli Sunnetit vel Xhemaa lejohet, që sevapin e atyre veprave t’ua dhuron besimtarëve të tjerë, sevapet e tilla u arrijnë atyre, qofshin ata të gjallë apo të vdekur.

Këtë e vërteton edhe Imam Alaudin Kasani, në veprën e tij “El-Bedaië ves-sanaiëi cili thotë: “Kështu bëhet e ditur se, nuk ka dallim nëse atij që i dhurohet dhe i dedikohet sevapi të jetë i gjallë apo i vdekur. Po ashtu nuk ka dallim nëse personi kur e kryen veprën e mirë e vendos, që sevapin t’ia dhuroj edhe tjerëve, apo ai fillimisht veprën e punon për vete, pastaj, pasi ta kryejë atë, sevapin e saj ia dhuron edhe të tjerëve. Po ashtu nuk ka dallim nëse vepra është farz apo nafile”. [4]

Argumentet për lejimin e dhurimit të sevapeve, të tjerëve

Për lejimin e dhurimit të sevapeve të tjerëve, ekzistojnë argumente nga Kur’ani, suneti, ixhmai dhe analogjia.

Argumenti nga Kur’ani Kerimi.

الَّذِينَ يَحْمِلُونَ الْعَرْشَ وَمَنْ حَوْلَهُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيُؤْمِنُونَ بِهِ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَّحْمَةً وَعِلْمًا فَاغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُوا وَاتَّبَعُوا سَبِيلَكَ وَقِهِمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ . رَبَّنَا وَأَدْخِلْهُمْ جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدتَّهُم وَمَن صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ إِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ . وَقِهِمُ السَّيِّئَاتِ وَمَن تَقِ السَّيِّئَاتِ يَوْمَئِذٍ فَقَدْ رَحِمْتَهُ وَذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth rij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i xhehenemit! Zoti ynë, shtini në xhenete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre dhe pasardhësve të tyre, Ti je ngadhënjyesi, i urti! Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi I madh”. (Sureja, Gafir, 7-9.)

Në këtë ajet Allahu xh.sh. bënë të ditur se, melaiket bëjnë istigfar dhe lutje për besimtarët, e kjo nënkupton se, besimtarët kanë dobi nga kjo lutje dhe istigfar, qofshin ata të gjallë apo të vdekur, e sukur të mos kishte dobi nga lutjet dhe istigfaret e tyre, atëherë lutjet e tyre do të ishin të pa kuptimta.

Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha I vogël”. Sureja, Israë, 24.

Nga ajeti kuptohet se, Allahu xh.sh. urdhëroi pasardhësit, që të luten për prindërit (paraardhësit) e tyre, andaj ata janë urdhëruar të luten për ata, sepse lutjet e tilla janë të dobishme për prindit, prandaj, ky ajet është argument se, lutjet u arrin atyre

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالإِيمَانِ وَلا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je I butë, mëshirues”. Sureja, El-Hashr, 10.

Në këtë ajet Allahu xh.sh. urdhëron Pejgamberin e Tij, që të bëjë istigfar për ndonjë gjynah eventual që mund të ndodh nga ana e Pejgamberit [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme], apo ndonjë vepër, të cilën do të ishte më mirë të mos e bënte Pejgamberi [Alejhis-selam] edhe pse ajo nuk llogaritet mëkat (terk evla). Pastaj e urdhëroi, që Pejgamberi të bëjë istigfar dhe lutje për popullin (ummetin) e tij, nëse ata bëjnë ndonjë gjynah dhe gabim. Andaj urdhri për istigfar dhe lutje, nënkupton se, ato janë të dobishme për besimtarët dhe besimtaret, qofshin të gjallë apo të vdekur, dhe se një istigfar dhe lutje e tillë u arrin atyre.

_________________
1] Ibni Abidin, Reddul muhtar, 1/575.
[2] Idris, Abdulfetah Mahmud, Ma jenfaul emvat min saëjil ehja, 213.
[3] Ibni Abidin, Reddul muhtar, 1/606.
[4] Ibni Abidin, Reddul muhtar, 1/605.