Dhunë të paparë ndaj muslimanëve të Mianmarit, reagon edhe papa Fraçesku

Numri i të vdekurve në përleshjet në shtetin Rakhinë të Mianmarit është rritur në paktën 96 njerëz, ndërsa mijëra muslimanë Rohingya përpiqen të kalojnë në Bangladeshin fqinj. Mes të vrarëve përfshihen të paktën 80 anëtarë të grupit muslimanë të Ushtrisë së Shpëtimit të Arakanit Rohingia dhe 12 anëtarë të forcave të sigurisë.

Sipas burimeve vendore, luftimet midis ushtrisë dhe qindra myslimanëve Rohingya vazhduan të shtunën me përleshje më të ashpra pranë qytetit Maungdo.

Qeveria e Mianmarit tha se evakuoi të paktën 4.000 fshatarë jo-myslimanë në shtetin Rakhine, ndërsa mijëra myslimanë të tjerë Rohingya, kryesisht gra dhe fëmijë, kërkuan të iknin nga dhuna, duke kaluar kufirin në Bangladesh të dielën.

Rreth 2,000 njerëz kanë arritur në Bangladesh që nga e premtja kur kryengritësit Rohingya sulmuan më shumë se 20 posta policore në Rakhinë.

Rreth gjysmë milioni myslimanë Rohingia tashmë janë vendosur në kampet e refugjatëve në rajonin Bazar në Bangladesh dhe Dhaka thotë se nuk mund ta mbajë më barrën e refugjatëve.

Nga ana tjetër, lideri i katolikëve të botës, Papa Françesku, kërkoi dhënien fund të dhunës kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar.

Të dielën Papa Françesku, shprehu simpatinë me myslimanët Rohingia, duke thënë se të gjithë duhet të ndihmojnë për të ndaluar dhunën kundër tyre. Kreu i katolikëve të botës shtoi se të drejtat e qytetarëve myslimanë Rohingia në Mianmar duhet të respektohen.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply