Detajet e arrestimit të ulemave dhe predikuesve saudianë

Autoritetet e Arabisë Saudite bënë arrestime të mëdha të thirrësve “të padëgjueshëm” si dhe figurave publike, dhe gjatë atij aksioni janë arrestuar rreth 20 vetë, në mesin e të cilëve edhe dijetari dhe predikuesi i njohur dr. Selman el-Aude, dr. Aud el-Karni dhe dr. Ali el-Umeri.

Burime të afërta vërtetojnë se shkaku i këtyre arrestimit të grupit të këtyre dijetarëve, predikuesve dhe figurave publike është se kanë refuzuar ta sulmojnë Katarin dhe t’i bashkëngjiten kampanjës së qeverisë saudiane, të cilës iu bashkëngjitën shumica e dijetarëve saudian, siç janë muftiu saudian Alu Shejh, imami i Haremit Sudejsi, predikuesi Aid el-karni dhe shumë të tjerë. Dijetarët dhe predikuesit e përmendur pranuan thirrje telefonike nga këshilltari i Këshillit Mbretëror, të afërt me princin trashëgimtar saudian Muhammed b. Selmanin, Saud el-Kahtanin dhe drejtorin gjeneral të kanalit saudian el-Arabija Turkija ed-Dehila, të cilët kërkuan nga të lartpërmendurit t’i bashkëngjiten kampanjës, gjë që ata refuzuan. Njëri nga ata haptazi tha: “Ju nesër do të pajtoheni, ndërsa fytyrat tona do të mbeten të zeza nga turpi.”

Si përgjigje të refuzimit të tyre, pasoi arrestimi dhe me siguri do të gjykohen për përmbajtje të terrorizmit, ndërsa disa nga ata ngarkohen edhe për publikimet e vitit 2011, në të cilën ata e përkrahën pranverën dhe revolucionin e popujve arab.

Vëllai i shejh Selman el-Audes konfirmoi se tre shërbëtorë të policisë, ditën e shtunë para namazit të akshamit erdhën dhe e morën shejh el-Auden në biseda informative rreth statusit të tij të fundit në të cilën ai i shpreh falënderim Allahut për shkak të bisedës në mes liderit saudian dhe atij të Katarit. Gjithashtu i arrestuar është edhe predikuesi Aud el-Karni dhe predikuesi i gjeneratës së re Ali b. Hamza el-Umeri.

Arrestimi i këtyre personaliteteve të shquar shkaktoi reaksione në mesin e muslimanëve anembanë botës, madje edhe tek shumica e atyre që jetojnë në Arabinë Saudite. Në komentin e një saudiani qëndron: “Zyrtarët tanë thonë se shtypja e lirisë dhe delikuencës verbale në Katar është një krim lufte, ndërsa tek ne heshtja është shpall krim.” Ndërsa tjetri komenton si vijon: “Në Arabinë Saudite, ju mund ta hapni gojën vetëm në ordinancën stomatologjike”.
Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Bahreinit mbështeti operacionin e arrestimit në Arabinë Saudite, duke i quajtur të arrestuarit “armiqtë e ummetit, predikuesit e terrorizmit dhe ndihmësit e shejtanit”.
Autoritetet saudite ende nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare për arrestimin e më shumë se njëzet personave.
Një prej dijetarëve më të mëdhenj të këtij ummeti, Ibn Tejmije, kur u arrestua, ka thënë: “Është arrestuar ai, zemra e të cilit është ‘arrestuar’ nga Allahu, ndërsa është robëruar ai që e kanë robëruar epshet e tij.”

Burimi: Islambosna

Përktheu: Lutfi Muaremi

www.breziiri.com

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply