Globus

Dënimi i Ratko Mlladiç, reagojnë udhëheqësit e Ballkanit

Kryeministri boshnjak Denis Zvizdiç ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të ish-gjeneralit serb, Ratko Mlladiç nga Gjykata e Hagës. Sipas tij, “dënimi nuk do të mund të kthejë mijëra civilë të pafajshëm të vrarë ose familjet e tyre, megjithatë, rëndësia e këtij vendimi gjyqësor është shumë e madhe për të ardhmen e të gjithë rajonit”.

Zvizdiç sugjeroi që “vendimi për Mlladiç të lexohet me kujdes nga të gjithë ata që bëjnë thirrje për ndarje dhe konflikte të reja”. Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, tha se “vendimi për Ratko Mlladiçin nuk është një befasi për popullin serb”. Ajo shtoi se “shikimi duhet kthyer nga e ardhmja që më në fund të ketë një shtet të qëndrueshëm”.

Nuk ka munguar as reagimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se “dënimi ndaj Mlladiç vendos drejtësi për viktimat e genocidit”.

Ja si reagoi Mlladiç kur e kuptoi se mori burg të përjetshëm: