Globus

Debati për shaminë në Austri, muslimanët të shqetësuar për të ardhmen

451views

Debatet e reja mbi vendosjen e një ndalese për shamitë për nxënësit dhe profesorët në shkollat e mesme të Austrisë, kanë rezultuar me shqetësimet e pakicës muslimane atje, të cilët druajnë se kjo do të mund të rezultojë me shkeljen e të drejtave bazë të tyre, shkruan Anadolu Agency (AA).

Pas miratimit të ligjit për islamin në vitin 2015, muslimanët e Austrisë i janë nënshtruar një diskriminimi më të madh karshi bashkësive tjera fetare, ndërsa spikat vështirësia që lidhet me terminologjinë qeveritare “lufta kundër islamit politik”.

Në Austri ka një ligj i cili ndalon mbajtjen e burkës, ndërsa me pretekstin e ligjit për islamin, në atë vend janë mbyllur edhe disa xhami dhe janë dëbuar disa imamë.

Qeveria austriake e ekstremit të djathtë, tani ka një plan për të ndaluar shaminë në kokë për nxënësit dhe profesorët e shkollave të mesme.

Punjësit akademik, ekspertët dhe përfaqësuesit e OJQ-ve në vend, thonë se qeveria e Austrisë nuk do të ndalet me kaq, dhe se në të ardhmen do të zbatojë masa të reja, të cilat do të shkelin liritë fetare.

Të vendosur në marrjen e hapave të duhur

Përfaqësuesi i pakicës muslimane në Austri, njëherësh kryetar i bashkësisë islame në këtë vend, Ibrahim Olgun, tha për AA se deklaratat e ministrit austriak të Arsimit, Heinz Fassman, flasin për qëllimin e vërtetë të qeverisë, përkatësisht vendosjen e një ndalese për mbajtje të shamisë në vende të caktuara.

“Nëse qeveria e Austrisë miraton një ndalesë për shaminë, pavarësisht ku, jemi të gatshëm të ndërmarrim veprimet juridike. Shamia është çështje e fesë sonë, dhe askush nuk ka të drejtë të merret me të. Askush nuk gëzon të drejtën të marrë një vendim i cili do të sanksionojë mbajtjen e shamisë”, tha Olgun.

Shamia- vlerë e përbashkët e tri feve

Olgun nënvizon se lira e simboleve fetare është e garantuar, jo vetëm me ligjet e Bashkimit Evropian (BE), por të së drejtës ndërkombëtare. Ai shton më tej se përmes qëndrimeve të tilla, qeveria austriake është kundër ligjeve të këtij vendi dhe shkel liritë e jeriut.

Ai thekson se mbulimi i kokës paraqet simbol të përbashkët të tri feve, për të shtuar se debati i tillë vetëm në kontekst të muslimanëve paraqet jë diskriminim të qartë dhe margjinalizim të muslimanëve.

“Muslimanët në Austri përballen me një periudhë të vështirë, paralajmërimet për këtë tashmë kanë filluar. Për fat të keq, muslimanët nuk presin një periudhë të qetë nga aspekti i lirisë së njeriut. Shpresoj të kem gabuar”, tha Olgun, duke apeluar për unitet mes muslimanëve përballë kësaj sfide.

Profesori në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Salzburgut, dr. Farid Hafez, gjithashtu kundërshtoi hapat e qeverisë austriake, të cilat siç tha, janë një diskriminim i qartë.

“Realisht, kjo është një tentativë të zhvendoset vëmendja nga ngjarjet aktuale, ose të largohet fokusi nga manovrat politike që po shkaktojnë pakënaqësi tek një pjesë e mirë e shoqërisë. Paralelisht me këtë, ekziston një përpjekje për të zbatuar programin afatgjatë të kryeministrit Sebastian Kurz mbi qëndrimin e tij ndaj Islamit dhe cila do të duhet të jetë e ardhmja e muslimanëve në këtë vend”, tha Hafez, i cili ndan mendimin se muslimanët në Austri do të përballen me kohëra të vështira, individualisht por edhe në nivel organizatash.

Hafez thekson se në Austri, askush nuk shpreh kundërshtimin e tyre për qëndrimet anti-islame, me përjashtim të një pjese të vogël.

“Islamofobia është përhapur në një pjesë të madhe të shoqërisë austriake, dhe kjo për arsye të ndryshme. Në kontekstin e ndalimit të shamisë, shumica e social demokratëve mbështesin këtë nismë, për çka qeveria po sillet në mënyrë strategjike, duke mos bërë politika të cilat do të shkaktojnë kundërshtime tek pjesa më e madhe”, tha Hafez.

Aktivisti David Albrich, është i mendimit se ndalesa për mbajtje të shamisë është e papranueshme. Siç thotë ai, përgjegjësia më e madhe i takon mediave që përkrahin të djathtën dhe të majtën, duke përkrahur këtë ide, me çka shkaktuan qëndrime provokuese ndaj muslimanëve.

Albrich thekson se secili njeri me vetëdije duhet të bashkohet dhe të demonstrojë pakënaqësinë ndaj racizmit kundër muslimanëve.