Islamisitikë

Çobanët këmbëzbathur garojnë cili do të ndërtojë ndërtesë më të madhe!

2.87Kviews

Nga parashenjat e Ditës së Gjykimit është edhe gara e njerëzve në ndërtim të objekteve sa më të mëdha dhe më të zbukuruara, dhe atë njerëzit që dikur ishin çobanë dhe rojtarë të kopeve.

Ky fenomen mori hov pas çlirimeve të mëdha muslimane, kur iu shtua pasuria dhe iu rritë mirëqenia, dhe kur njerëzit filluan të garojnë për të fituar pasuri.

Nga Omer ibn el-Hattabi (r.a.) transmetohet hadithi i cili ka pasuar pas bisedës mes Pejgamberit (savs) dhe Xhibrilit (a.s.), kur ky i fundit e pyeti për Islamin, Imanin dhe Ihsanin, dhe pastaj për Ditën e Gjykimit, meq rast Pejgamberi e informoi për parashenjat e saj: „ … Kur robëresha ta lind zotërinë e saj, dhe kur t’i sheh çobanët lakuriq dhe të zbathur garojnë në ndërtimin e pallateve të larta.”

Në një tjetër transmetim thuhet: „Dhe pashë njerëz të zbathur, të uritur dhe të varur, janë bërë udhëheqës të njerëzve. Dhe ky është një tregues dhe parashenjë e Ditës së Gjykimit.“ Ndërsa kur u pyet se kush ishin pronarët e kopeve, të zbathurit, të uriturit dhe të varurit nga njerëzit tjerë, ai u përgjigj: „Ata janë arabët.“ (Imam Ahmedi)

Nuk ka dyshim se ndërtimi i shtëpive dhe ndërtesave nuk është haram, nëse do të jenë në dobi të njerëzve, dhe jo produkt i krenarisë, prestigjit dhe arrogancës. Garimi në ndërtim nënkupton ngritja e sa më shumë kateve, në mënyrë që ndërtesa të duket sa më e madhe, ndërsa zgjerimi i tepërt nënkupton që objekti të jetë sa më i gjerë për tu vendosur, i zbukuruar dhe focuar përtej mase. E gjithë kjo ka ndodhur edhe në kohën tonë, kur njerëzit e kanë rritur pasurinë dhe kur atyre iu është rritur mirëqenia.

Çobanët e kopesë në hadith janë banorët e shkretëtirës, do të thotë, beduinët të cilët i braktisën vendbanimet e tyre të vjetra dhe u vendosën në vende, ku do të garojnë në ndërtimin e shtëpive, ndërtesave dhe kullave sa më të mëdha. Të gjitha këto i bëjnë nga krenaria, arroganca dhe prestigji, në mënyrë që ato të jenë më të larta dhe më të mëdha se sa të tjerat.

Ky garim në ndërtim sot ka marrë hov si te arabët, ashtu edhe te popujt tjerë, deri në atë masë, sa që qytetet dhe shtetet po garojnë se kush do ta bëjë ndërtesën apo kullën më të lartë.

Përshtati: Miftar Ajdini

(Breziiri)