Çka ka thënë Pejgamberi alejhi selam për ryshfetin?

Hadithi për ata që marrin ryshfet, dhurata dhe peshqeshe për punët tashmë të paguara:
– Për të gjithë ata që marrin ryshfet, dhurata dhe peshqeshe për punë tashmë të paguara, ose marrin dy paga për të njëjtën punë, një zyrtare dhe një private,
– ose gjatë orarit të punës i kryejnë punët e tyre private,
– ose e përdorin inventarin dhe gjërat e tjera të firmës shtetërore për punë private,
– ose i vjedhin kompanitë e tyre,
– ose i kurdisin tenderat qeveritarë për firmat e veta apo të afërmve a miqve të tyre,
– ose e përdorin pronën publike për pasurimin personal dhe të familjeve të tyre,
– ose e shpërdorin detyrën publike për përfitime personale,
– ose tregtojnë me poste publike / qeveritare,
– ose e përvetësojnë pronën publike, ose …,
HADITH PËR REFLEKTIM:
„Pejgamberi savs e kishte caktuar një njeri të quajtur IBN LUTEJBE për ta mbledhur zekatin nga fisi Benu Sulejm. Kur erdhi, Pejgamberi savs, i këkoi llogari për mjetet e tubuara, dhe ai tha:

„Kjo është pasuria e juaj, kurse këtë ma kanë dhënë njerëzit si dhuratë.“
Pejgamberi savs i tha:
„Pse nuk qëndrove në shtëpinë e babait dhe nënës tënde, dhe të presësh që të vjen dhurata, nëse je i sinqertë në atë që po thua!“
Pastaj u ngjit në minber, e falënderoi dhe lavdëroi Allahun ashtu siç meriton, dhe tha:
„Unë e caktoj ndonjërin prej jush në një detyrë, të cilën ma ka besuar Allahu, dhe pastaj ai vjen dhe thotë: ‘Kjo është pasuria e juaj, kurse këtë ma kanë dhënë mua dhuratë.’ Pse nuk qëndroi në shtëpinë e babait dhe nënës tij dhe të presë që t’i vjen dhurata e tij. Betohem në Allahun, se çdokush që merr atë që nuk i takon atij, atë që nuk ka të drejtë në të, në Ditën e Ringjalljes do ta bartë mbi shpinë (si barrë)…“ (Buhariu, 6578)
Burimi: Hafiz Semir Imamoviq; http://saff.ba//
Përshtati: Miftar Ajdini

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply