Islamisitikë

Çka është për neve pasuria?

891views

Lexoni me kujdes këtë tregim të shkurtër i cili ka ndodhur në Egjipt.

Mblidheni gjithë familjen, gruan dhe fëmijët dhe lexone së bashku.

“Ata ishin shumë të varfër, kryesisht hanin vetëm një herë gjatë ditës e natës. Jetonin në nënçati të një ndërtese, një nënë dhe vajza e saj 7 vjeçare. Nëna fitonte duke i pastruar shtëpitë e huaja. Dhoma (e vogël) në të cilën jetonin i kishte muret e plasaritura, çatia e vogël kishte më shumë zbrazëtira se sa vende të mbushura.

Një natë filloi të binte një shi i dendur. Po binte gjithnjë e më shumë. Me shiun, filloi të frynte edhe një erë e fortë, e cila filloi ta lëviz çatinë e kallajit mbi dhomën e tyre. Pas goditjes së një rrufeje dhe fryrjes së erës së fortë, çatia e kallajit fluturoi në një drejtim të panjohur. Shiu i madh hynte në dhomën e vogël. Nëna mori vajzën e saj dhe e vendosi nën mantelin e saj, por ajo ende po lagej. Më pas nëna u ngrit dhe e hoqi derën e vjetër nga hyrja, e vendosi mbi shporet, dhe ato të dyja u tërhoqën nën derë, që të mos lagën.

Derisa ato dyja të mbledhura dhe të lagura nën atë derë, vajza i tha nënës së saj: “Nënë, Subhanallah, si e kanë gjendjen ato familjet e varfra që nuk kanë derë në shtëpitë e tyre?”

Po, për këtë vajzë fisnike, pasuri është të ketë derë në shtëpi, për dikë pasuri është të ketë miell në shtëpi, për dikë pasuri është të jetë i shëndoshë, kurse për dikë pasuri është vetëm që është gjallë … Njerëzit janë të ndryshëm.

pershtati: Miftar Ajdini