Cilët janë njerëzit inteligjent?

Kështu flasin njerëzit shumë INTELIGJENT – Lehtësisht do t’i identifikoni nëse jeni nga ata!

Njerëzit e zgjuar njihen shumë shpejtë dhe shpesh janë të mjaftueshme vetëm disa fjali deri te përfundimi se dikush është inteligjent apo jo. Lexoni se si sillen dhe si bisedojnë njerëzit e zgjuar në bisedë me të tjerët.

1. Ata e sqarojnë punën e tyre të ndërlikuar përmes një procesi dhe tematike e cila bëhet e bëhet e kuptueshme përmes një fjalie kryesore. Ata me sukses arrijnë që edhe për një tematikë shumë të sofistikuar dhe të mërzitshme të tingëllojnë interesant. Për shembull, në ndonjë mbledhje vetëm pas pak minutave, bëhet e qartë se personi është inteligjent. Megjithatë, ka edhe nga ata që janë mirë të ushtruar për aso lloj prezantimi.

2. Në bisedë me njerëz më pak inteligjentë, njerëzit inteligjentë vendosin duart në shërbim dhe potencojnë gjuhën e trupit për të shpjeguar atë që ata dëshirojnë. Ndërsa, pothuajse kurrë nuk do të shihni dy njerëz inteligjentë të bisedojnë në atë mënyrë të komunikimit. Gjithashtu, njerëzit e zgjuar e dinë vlerën e arsimit të përgjithshëm, kështu që ata kanë më shumë informacione dhe posedojnë fjalor më të gjerë, kështu që nuk ka nevojë për tendosje shtesë gjatë bisedës.

3. Njerëzit inteligjent karakterizohen nga të menduarit kritik. Ata e parashtrojnë pyetjen dhe pastaj përgjigjen e integrojnë në modelin e tyre mendor dhe potencialisht e ndryshojnë mendimin e tyre përmes këtij procesi. Njerëzit inteligjentë mund ta vlerësojnë saktësinë e informacionit në një fushë që ata nuk e njohin mirë në bazë të analizave logjike dhe analogjisë. Për shembull, nëse dikush thotë se Muri Kinez është e vetmja vepër njerëzore që shihet nga Hëna, personi inteligjent e di që kjo nuk është e vërtetë, logjikisht, sepse atëherë do të shihej edhe çdo autostradë.

4. Njerëzit inteligjentë janë shumë të vetëdijshëm për deklaratat që përmbajnë fjalët ‘të gjitha’ dhe ‘kurrë’. Ata gjithmonë kujdesen për të vënë në dukje kur diçka është mendimi i tyre dhe duke u bazuar në çfarë kanë përfunduar ashtu. Këto fjalë përdoren shumë rrallë.

5. Njerëzit shpesh mendojnë se është e mjaftueshme vetëm për të mësuar diçka, të kenë ndonjë diplomë dhe kinse ajo mjafton që dikush të konsiderohet ekspert i ndonjë lëmi, kjo kuptohet në bisedat e tyre. Njerëzit e tillë rrallë do të pranojnë se janë në gjendje të keqe dhe do ta keni të vështirë t’i dëgjoni duke thënë: “Unë uroj që të kem kohë për të gjetur më shumë informacione rreth saj” apo kinse nuk e kanë arritur nivelin e dëshiruar.

Përktheu: Lutfi Muaremi

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm: