Cilat sëmundje mund t’i shërojmë me dëgjimin e Kuranit?

Shumë studime shkencore kanë vërtetuar dobi të mëdha që njeriu mund t’i fitojë me dëgjimin e rregullt të Kuranit, posaçërisht nëse bëhet me përulësi, meditim dhe përkushtim të zemrës. Në bazë të hulumtimeve personale, si dhe të hulumtimeve të shkencëtarëve të tjerë, është vërtetuar se dëgjimi i Kuranit ka dobi të shumta siç janë:

– Forcimi i imunitetit
– Përmirësimi i kreativitetit
– Përmirësimi i koncentrimit dhe memories
– Shërimin e sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve të rënda, duke përfshirë edhe kancerin
– Ndjenjën e paqes së brendshme dhe shërimin e çrregullimeve nervore
– Shërimin e ankthit, nervozizmit dhe panikut
– Zvogëlimin e stresit dhe frikës
– Forcimin e personalitetit
– Shërimin e alergjive
– Mbrojtje nga sëmundjet
– Përmirësimin e fuqisë së fjalimit
– Ndihmon në largimin e veseve të këqija, si duhani dhe ngrënia e tepërt, etj.

Një studim shkencor ka vërtetuar se dëgjimi me kujdes i Kuranit përmirëson funksionimin e mushkërive dhe shpejton shërimin e astmës dhe alergjive, sidomos tek fëmijët.

Një studim tjetër i bërë në vitin 2013 tregon se dëgjimi i rregullt i Kuranit forcon imunitetin e trupit. I njëjti studim ka vërtetuar se personat që lexojnë, dëgjojnë dhe përsërisin ato që i lexojnë kanë një shëndet të mirë dhe sistem imunitarë të fortë.

Është vërtetuar se leximi dhe dëgjimi i Kuranit çon në zvogëlimin e sekretimit të kortizolit (hormonit të stresit) dhe në këtë mënyrë, Kurani është ilaç për tensionin nervor.

Lexues i nderuar!

Falënderimet i takojnë Allahut i cili na ka urdhëruar të lexojmë Kuranin dhe ta dëgjojmë me kujdes, sepse është shkaktar i mëshirës së Allahut dhe shërim për shumë sëmundje, siç thotë edhe Allahu në Kuran: “Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” (A’raf, 204).

Shkencëtarët kanë zbuluar se tek truri ndikojnë tingujt që i dëgjon gjatë gjumit. Truri i njeriut është i aftë që gjatë gjumit të dallojë dhe analizojë tingujt. Secili prej nesh mund të shfrytëzoj gjumin në mënyrën më të mirë duke dëgjuar leximin e Kuranit.

Kjo është një strategji e cila na mundëson që më mirë të mbajmë mend ajetet kuranore, ndërsa përveç kësaj të shërojmë zemrat dhe trupin tonë. Është për t’u mahnitur fakti që Allahu i Madhërishëm në Kuran ka potencuar rëndësinë e gjumit, duke e quajtur një nga shenjat e Tij: “Të tjera shenja të Tij janë gjumi juaj natën e ditën dhe kërkesa juaj nga dhuntitë e Tij. Vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë. (Rrum, 23).
Autor: dr. Abduldaem El-Kaheel

Burimi: Akos.ba

Përshtati: Arsim Dauti

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply