Çfarë është dhe si bëhet Tekbiri i Teshrikut? (VIDEO)

Thënia e tekbireve teshrik fillon me faljen e namazit të sabahut ditën e Arefatit dhe përfundon ditën e tretë të teshrikut, respektivisht ditën e katërt të bajramit me namazin e iqindisë. Teksti i tekbirit teshrik është si vijon:

ألله أكبر ، ألله أكبر لاإله إلا الله والله أكبر، ألله أكبر ولله الحمد – All-llahu ekber, All-llahu ekber, la ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber, All-llahu ekber ve lil-lahil hamd.  

Kjo fjali pra përbëhet prej katër tekbireve, shehadetit dhe një falënderimi All-llahut xh.sh.

Tekbiri i teshrikut është vaxhib pas faljes së çdo farzi ajn (farz personal) si për burra ashtu edhe për femra, vetmas apo me xhemat, eda apo kaza.

Gratë, tekbirin teshrik, e citojnë me zë të ulët.

Me fjalë të tjera, këndimi i tekbireve duhet të përfshijë 23 namaze.

Shiko videon dhe dëgjoje tekbirin:

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply