Çdo namaz i falur në xhami, është zëvendësim i Tehijjetu’l-mesxhidit

Cili është qëndrimi islam në lidhje me namazin e Tehijjetu’l-mesxhidi-it, a duhet që ai të falet çdo herë kur të hyjmë në xhami apo se ndonjëherë mund edhe të mos falet?

Përgjigjja:

Ibn Abidin El-Hanefi thotë: “(Sunnet është edhe Tehijjetu’l-mesxhid-i, i cili përbëhet prej dy reqatësh, kurse zëvendësohet me faljen e farzit). En-Nehri thotë: “E zëvendëson atë secili namaz i cili falet gjatë hyrjes (në xhami), qoftë ai namazi nga sunetet apo nga farzet. Ndërsa në Binaje thuhet që, duke e transmetuar nga Muhtesarul Muhit, hyrja me nijet për ta falur farzin, vetëm apo me xhemat, zëvendëson tehijjetin. Tehijjeti do të falet atëherë, kur në xhami, të hyjmë për ndonjë qëllim tjetër jashtë atij për të falur namaz.”

(Hashije, Ibn Abidin, 2/555; Darul Ma’rifeh)

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm: