Çavushoglu: Turqia do t’i mbulojë të gjitha harxhimet nëse Bangladeshi ua lejon hyrjen muslimanëve Rohing

Ministri turk i punëve të jashtme, Mevlut Çavushoglu, gjatë prezantimit të tij në Antali me rastin e festës së Kurbanit theksoi që do të bisedojnë me sekretarin Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annanin, i cili për momentin kryen funksionin e kryetarit të Komisionit të KB për të ndaluar vuajtjet e muslimanëve Rohing në Mianmar.

Ai theksoi se Turqia insiston që OBI (Organizata e Bashkëpunimit Islamik) duhet të ndërmerr hapa në zgjidhjen e këtij problemi, dhe theksoi që këtë vit do të mbahet Seanca e OBI ku do të trajtohet çështja e Arakanit. Kjo krizë doemos duhet të zgjidhet.

“Ne ofrojmë të gjitha llojet e ndihmave për vëllezërit tanë Rohing. InshaAllah, do t’i ndërmarrim të gjitha hapat e duhur në zgjidhjen e kësaj çështje. Kryetari ynë nuk i kursen përpjekjet e tij për t’i dhënë fund vuajtjeve të tyre. Mbrëmë bisedoi me kolegët e tij nga Indonezia dhe Malezia dhe sekretarin gjeneral të KB”, theksoi ai.

Në bisedën telefonike, Çavushoglu njoftoi zyrtarët e Bangladeshit se Turqia do t’i mbulojë të gjithë harxhimet financiare nëse Bangladeshi i hapë kufijtë për refugjatët Rohing.

Do t’ua ofrojmë çfarëdo qoftë ndihme të nevojshme vëllezërve tanë në Arakan. Ndërmarrim hapat e duhur në zgjidhje afatgjate të problemit”, theksoi Çavushoglu.

Ai gjithashtu shtoi që Turqia planifikon të mbajë një Seancë kushtuar shtetit Rohing.

Turqia do të vazhdoj t’i ndihmon të rrezikuarit anembanë botës dhe për momentin gjendet në vendin e dytë sa i përket ndihmave të tilla. Turqia për çdo vit jep mbi gjashtë miliardë dollarë për të rrezikuarit anembanë botës.

Që prej 25 gushtit, Ushtria e Mianmarit kryen krime të rënda kundër muslimanëve të bashkësisë etnike të Rohingya, të cilët jetojnë në provincën Arakan.

Të hënën, Këshilli Evropian njoftoi se ushtria vetëm për tre ditë kishte vrarë në mes dy dhe tre mijë muslimanë.

 

Përktheu: Lutfi Muaremi
www.breziiri.com

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply