Shëndeti

Çaji, antibiotiku më i mirë në dimër

Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: mund të na pëlqejë aroma apo ngrohtësia që përçon në ditët e ftohta të dimrit.

Por disa çajra, janë edhe një forcues i mirë i sistemit tonë imunitar.

 Çaji i Malit  

Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit ndryshe quhet Sideritis. Çaji i malit është një  bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan. Rrit sistemin imunitar dhe lufton infeksionet. Lufton viruset, mikrobet dhe kërpudhat, qetëson fytin dhe kollën etj.

Çaji i Xhenxhefilit ose Xhinxher

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina.

Kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Çaji i Jaseminës

Forcon sistemin imunitar, lufton bakteret, lufton inflamacionin, ndihmon në eliminimin e infeksioneve etj.

Çaji i Boronicës

I pasur me antioksidant, me sasi të madhe të vitaminës C. Parandalon infeksionet e rrugëve urinare etj.