Globus

Britani, nxënëset do të pyeten përse mbajnë mbulesë

Nxënëset me mbulesë të shkollave fillore në Britaninë e Madhe do të merren në pyetje për veshjet e tyre.

Kryeinspektorja, përgjegjëse për inspektimin e shkollave në vend, Amanda Spielman në një deklaratë për media tha se vajzat me mbulesë (hixhab) të cilat vijojnë mësimin në shkolla fillore do të pyeten përse e mbajnë këtë veshje.

Spielman tha se përgjigjiet e dhëna nga vajzat do të regjistrohen në të dhënat shkollore.

Sipas një studimi të gazetës Sunday Times, 18 për qind të nxënëseve në 800 shkolla publike, në mesin e opsioneve të uniformave mbajnë edhe mbulesën.

Shoqata e Sekulare Kombëtare (NSS) pak kohë më parë kishte dërguar një letër tek ministri i Arsimit Justin Greening, ku pretendohej se detyrimi i vajzave për t’u mbuluar është “në kundërshtim me vlerave themelore britanike”.

NSS ka pretenduar se mbulesa është e detyrueshme në 42 për qind të shkollave muslimane në vend dhe se në mesin e tyre ndodhen edhe 27 shkolla fillore.

NSS pretendon se edhe shkollat të cilat nuk u përkasin muslimanëve “u janë nënshtruar presioneve fundamentaliste dhe kanë përfshirë mbulesën në uniformat e tyre”.

Në anën tjetër, kryepeshkopi i Bradfordit Toby Howarth, duke kundërshtuar thirrjet për ndalimin e mbulesës në shkolla tha se “Kjo do të thotë që ne u themi prindërve se dimë më mirë se ata se çfarë mund të veshin fëmijët e tyre”.

Një shkollë në Londër ka ndaluar mbulesën për vajzat e moshës nën 8 vjeç duke njoftuar se në vitin e ardhshëm kjo ndalesë do të rritet për moshën 11 vjeçare.

Vendimi për atë se cila uniformë do të mbahet, në Britani është në iniciativën e shkollave.

 

(AA)