Globus

Bozdag: Turqia kundër çdo ndryshimi jashtëkushtetues të pushtetit në Iran

588views

Zëvendës-kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdag, lidhur me protestat në Iran tha se vendi i tij është kundër çdo marrje ose ndryshimi jashtëkushtetues të pushtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia është kundër çdo marrje ose ndryshimi të pushtetit nëse ajo bëhet përmes intervenimit të jashtëm, përdorimit të forcës, si dhe në çfarëdo mënyre tjetër që është në kundërshtim me kushtetutën dhe jashtë rrugës legale që është përcaktuar me ligj”, porositi zv/kryeministri Bozdag.