Globus

Bosnje: profesori i fesë katolike dërgon fëmijët në xhami për një orë mësimi

804views

Injoranca ngre stereotipe dhe paragjykime, të cilat në një shoqëri të tillë si Bosnja e cila në shumë segmente është e ndarë sot, mund të kenë pasoja të tmerrshme.

Prandaj, edukimi dhe arsimimi i të rinjve është i një rëndësie të veçantë, e këtë më së miri e ka kuptuar profesori i fesë katolike, Branko Radosh nga qyteti Zhepçe i Bosnjes.

Një orë kushtuar fesë islame për dymbëdhjetë nxënësit e drejtimit teknik të ndërtimtarisë në një shkollë të mesme në Zhepçe, u mbajt në xhaminë e Ferhat-Pashës në këtë qytet, ku

imami i Zhepçës, Xhafer ef Graçiç, i njohu nxënësit me historinë e fesë islame, themelet e shkencave islame, si dhe traditat e muslimanëve në Bosnje.

Inisiatori i gjithë kësaj, profesori Branko Radosh theksoi se arsyeja kryesore për këtë vizitë ishte “që të mësojmë rreth bashkësive fetare të njerëzve që jetojnë në Zhepçe, njerëz me të cilët po ndërtojmë një të ardhme të përbashkët”.

“Kjo ishte një vizitë klasike e nxënësve të fesë katolike, të cilët kanë fenë islame si lëndë zgjedhore në kurikulën shkollore. Nxënësit janë të kënaqur, dhe mezi po presin të vizitojnë edhe kishën ortodokse”, tha profesor Radosh. Mbi 400 fëmijë deri tani kanë pasur mundësi të vizitojnë objekte të ndryshme fetare në kuadër të edukimit fetar të Zhepçës”, tha profsori katolik. /tesheshi.com/