Binali Yıldırım: Asnjë shtet nuk mund t’i diktojë Turqisë si të sillet!

Kryeministri turk, Binali Yıldırım, pasi që kryeministri danez Lars Lokke Ramussen pohoi të enjten se Turqia nën udhëheqjen e kryetarit Recep Tayyip Erdoğan nuk i përket BE-së; të shtunën deklaroi se asnjë shtet nuk mund Turqisë t’i diktojë si të sillet. Kryeministri turk gjithashtu shtoi se Ramussen nuk ka të drejtë të flet rreth Republikës së Turqisë dhe kryetarit të saj.

“Sot jemi dëshmitarë për deklaratat e njëpasnjëshme kundër Turqisë. Dje nga BE, kryeministri danez ka thënë shumë absurditete. ‘Turqia po zhgënjehet nën regjimin e Erdoganit, si të hyjë në BE?’ Kush je ti? Kush të jep të drejtë të flasësh rreth Turqisë dhe kryetarit të saj? Regjimi turk është demokrat. Turqia, me fuqinë që nxjerr nga e kaluara, ec me hapa të sigurt në të ardhmen.” – potencoi Binali Yıldırım dhe shtoi  se asnjë shtet nuk mund t’i diktojë Turqisë si të sillet.

Ai shtoi gjithashtu se askush nuk ka të drejtë ta shqyrtojë Turqinë nëse ajo është “nga Evropa” ose “nga Azia”.

Sa i përket marrëdhënieve midis Turqisë dhe BE-së, kryeministri turk tha se BE duhet të jetë vetëkritike dhe të vendosë. “BE shkon dy hapa përpara dhe pastaj kthehet 40 vjet prapa. Ata i vënë pengesa Turqisë. Ata ndihen të turpëruar që Turqia vet merr vendimet e saja dhe që në mënyrë shumë të qëndrueshme vazhdon me zhvillimin.”

Yıldırım potencoi theksoi shtimin e qëndrimit anti-islamik dhe racist në Evropë.

 

(breziiri)

Artikuj të ngjashëm: