Shtojcë

Bie borë për të dytën herë këtë vit në shkretëtirën e Saharasë (FOTO)

634views

Banorët lokal të një qyteti afër shkretëtirës së Saharasë, u mahnitën kur panë se për herë të dytë brenda pak javëve, në shkretëtirën më të thatë në botë, atë të Saharasë, kishte rënë borë.

Pas një periudhe 37 vjeçare pa borë që përfundoi në dhjetor të vitit 2016, qyteti Ain Sefra i Algjerisë po përjeton për të katërtën herë borën në pjesën veri-përendimore të tij.

Ndërkaq, nga imazhet e ardhura shihet se banorët ishin të mahnitur nga kjo që ndodhi gjatë ditës së sotme, si dhe kodrat e mbuluara me borë, atyre u jepnin përshtypjen si Alpet e Evropës të zbardhura nga rënia e borës.

(Zëri)