BFI hapë edhe tre punkte për grumbullimin e Kurbanave

Bashkësia Fetare Islame njofton të gjithë besimtarët muslimanë të rajonit të Shkupit dhe opinionin e gjerë se ka hapur edhe tre punkte për grumbullimin e Kurbanave të dedikuar për nxënësit e Medresesë Isa Beu.

Dy punkte janë ngritur në Çarshinë e vjetër, njëra para xhamisë Murat Pasha dhe tjetra në hyrje të kompleksit Kapan Ann. Këto dy punkte do të veprojnë nga ora 9:00 deri në orën 17:00. Ndërsa punkti i tretë është ngritur në lagjen Shutkë tek marketi Harbin, në afërsi të xhamisë Haxhi Azem dhe do të funksionojë nga ora 10:00 deri në orën 22:00.

Njëherit i njoftojmë të gjithë besimtarët se grumbullimi i kurbanave do të behet deri në ditën e tretë të festës së Kurban Bajramit, deri në ora 13:00 (falja e namazit të drekës).

Lusim Allahun Fuqiplotë që tua pranojë kurbanat dhe ti shpërblejë të gjithëve ata që kurbanin e tyre dhe lëkurat e kurbanave ua dedikojnë nxënësve të Medresesë Isa Beu.
Shërbimi për informim i BFI

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply