Etikë

Bëj mirë dhe shpreso mirë!

Një grua plakë i shprehet shoqes së vete…
Linda tre djem, të gjithë u rritën në mënyrë të drejtë, mbaruan shkollën, mandej u punësuan dhe u martuan. Formuan familjet dhe jetonin ndaras nga unë.
Një ditë e vizitova djalin më të vjetër dhe e luta që ta kaloj natën tek ai. Në mëngjes e luta nusen të më sjell pak ujë dhe një enë të marr abdes. Ajo ma solli një enë nga e cila mora abdes dhe mandej fala namazin e sabahut. Ujin e mbetur nga ena e hodha mbi shtratin ku fjeta. Kur nusja ma solli çajin e mëngjesit, i thashë: Nuse e dashur, e kam kryer nevojën e vogël në shtrat, kjo u ndodh pleqve. Sa mbarova unë, filloi të më drejtohet me zë të lartë dhe fjalë të pahijshme, dhe në fund në mënyrë të rreptë më tha ta lajë çarshafin dhe nëse më përsëritet përsëri kjo, do të ma ndalojë që të flejë tek ata. Unë u mundova që ta fsheh zemërimin dhe dëshpërimin, mandej i lava çarshafët i vendosa të thahen dhe e lëshova shtëpinë e djalit.
Ditën e njëjtë e vizitova edhe birin e mesëm dhe fjeta tek ata. E përsërita veprimin e njëjtë, e laga çarshafin me ujë. Nusja në prani të birit tim filloi të më bërtas dhe të më ofendojë, ndërsa biri im qëndronte si mbikëqyrës pasiv. As që u mundua t’i del në mbrojtje nënës së vete.
U largova edhe nga shtëpia e tyre dhe u drejtova tek biri i vogël. Fjeta edhe tek ata dhe sërish veprova njëjtë, e laga me ujë krevatin ku fjeta.
Në mëngjes hyri nusja në dhomë dhe i thash që e kam lagur shtratin, kam kryer nevojën e vegël.
Ajo butë më tha: Mos u shqetësoni nëna jonë, kjo shpesh ndodh tek njerëzit e moshuar. SA HERË KEMI BËRË DIÇKA TË TILLË NË RROBAT E PRINDËRVE NDËRSA KEMI QENË FËMIJË?!
Pastaj lau shtresën, e vendosi të thahet dhe e bëri me miskë. Pasi hëngrën mëngjes i thashë nuses sime më të vogël: Vajza ime, shoqja ime e preferuar më dha një shumë të madhe parash për të blerë një gjerdan ari, një byzylyk dhe vathë për vajzën e saj. Unë nuk e di masën e duhur, por vajza e saj afërsisht ka madhësinë tënde, a do të më lejosh ta marrë masën tënde?
E mora masën e saj dhe më pas shkova në një dyqan bizhuterish dhe bleva ca stoli të shtrenjta nga ari.
Për bajram erdhën të tre djemtë me familjet e tyre në drekë tek unë. Pasi hëngrëm drekë, nëna vendosi stolitë në tavolinë, ndërsa të gjitha u mallëngjyen nga ato. Mandej e tregoi rastin që kishte fjetur tek të tre djemtë dhe çfarë ka ndodhur dhe ua bëri me dije se ka derdhur ujin, ndërsa djemtë dhe nuset e tyre vështronin njëri-tjetrin me habi.
Mori stolitë e shtrenjta dhe ia vendosi nuses së djalit të vogël dhe tha: Allahu nuk më dhuroi vajza, por tre djem. Kjo është bija ime, dhe nëse do Allahu unë tek ajo do ta kalojë pleqërinë.
Më pas, dy djemtë më të vjetër i shihnin gratë e tyre me dëshpërim dhe të zhgënjyer.
BËJ MIRË DHE SHPRESO MIRË!
Burim: akos.ba
Përktheu: Lutfi Muharemi