Etikë

Bëhu sikur bleta, jo si merimanga

619views

Pasi që milingona i paralajmëroi milingonat tjera dhe i ftoi të futen në banesën e tyre që të mos i shkel Sulejmani a.s. dhe ushtria e tij, ajo e meritoi të përmendet në Kuran dhe një sure të mbaj emrin e saj. Andaj, merr nga milingona tre cilësi:

– Kujdesi në punë;
– eksperimentimi;
– korrigjimi i gabimeve.

Bleta ushqehet mirë dhe bukur dhe prodhon mirë dhe bukur, andaj Allahu e frymëzoi atë dhe e emërtoi një sure sipas saj. Merr nga bleta tre cilësi:

– Ha ushqim të pastër dhe të freskët
– largo dëmin
– bëhu i dobishëm për tjerët.

Pasi që luani tregoi synime të larta dhe tregoi trimërinë e tij, arabët e emërtuan me lloj lloj emrash. Merr nga luani tre cilësi:

– Mos u frikëso nga situatat e vështira;
– Mos e zmadho kundërshtarin;
– mos u kënaq me jetën e nënçmuar;

Pasi që miza ka synime të ulëta, në Kuran përmendet në kontekst negativ, andaj , kujdes nga tre cilësi të mizës:

– dembelësia (synime të ulëta)
– pisllëku;
– statusi i ulët;

Merimanga jeton një jetë të mjerueshme dhe ndërton për veten shtëpi që në Kuran është përmendur si simbol i brishtësisë dhe dobësisë, kujdes nga tri cilësi të merimangës:

– mungesa e precizitetit në punë;
– ndërtimi i dobët
– shtylla të brishta

Shpendi Hud hud ishte bartëse e tevhidit, fliste para Sulejmanit dhe vërtetonte amanetin, andaj Allahu e përmendi në Kuran, merr nga Hud hudi tre cilësi:

– amanetin në transmetimin e lajmit
– aspiratat e larta
– brenga për besimin në Allahun dhe thirrjen islame.

Burimi: Saff.ba

Përktheu: Arsim Dauti (Breziiri)