BE reagon më në fund: Nuk i kemi mbyllur sytë për Arakanin

Bashkimi Evropian (BE) tha se po ndjek nga afër zhvillimet lidhur me masakrat ndaj muslimanëve në provincën Arakan nga ushtria e Mianmarit, raporton agjencia e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Komisionit të BE-së Maja Kocijançiç në një konferencë për media lidhur me pyetjen e gazetarit të AA-së se “Qindra muslimanë në Arakan i janë nënshtruar persekutimit të ushtrisë së Mianmarit. Apo mendon BE-ja që të japë një deklaratë në kuadër të këtyre zhvillimeve apo duke i mbajtur në plan të parë marrëdhëniet me qeverinë e Mianmarit po zgjedh që t’i mbyllë sytë përpara dramës së muslimanëve të Arakanit”?, tha se po ndjekin nga afër gjendjen.

“Nuk i kemi mbyllur sytë për Arakanin. Në mesazhin e publikuar më 25 gusht ne kemi dhënë disa propozime për përmirësimin e gjendjes. Mendojmë se zhvillimet janë shqetësuese dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje”, tha Kocijançiç.

Zëdhënësja e Këshillit Evropian për muslimanët Rohingya (ERC) Dr. Anita Schug dje në një deklaratë tha se në sulmet e kryera në tre ditët e fundit nga ushtria e Mianmarit në provincën Arakan, janë masakruar 2 deri në 3 mijë muslimanë ndërsa më shumë se 100 mijë muslimanë janë zhvendosur nga vendet e tyre.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply