BDI, BESA dhe Aleanca bëhen bashkë në komunën e Gazi Babës

Nën iniciativë dhe organizim të Bashkësisë lokale “Alija Avdoviç”-Hasanbeg gjegjësisht sekretarit Zurap Murtezani arritën që të gjithë kryetarët e degëve të Gazi Babës , Lëvizja BESA me Fatmir Shaqiri, Bashkimi Demokratik për Integrim me Ali Sadiku dhe Aleanca për Shqiptarët me Shefik Ukiqi, njëzëri u bashkuan dhe vendosën që në zgjedhjet lokale në komunën e Gazi Babës për këshilltarë komunal të garojnë me listë të përbashkët.

Me këtë rast u nënshkrua marrëveshjes për listën e përbashkët për këshilltar komunal i kryetarëve të degëve të BDI, BESËS dhe ASH-Së në komunën e Gazi Babës.

Portalit tonë, Breziiri.com, këtë ia ka konfirmuar edhe kandidati nga radhët e BDI-së, Ali Sadiku.

Me komunën e Gazi Babës, për momentin, është duke udhëhequr Toni Trajkovski nga radhët e VMRO-së.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply