Bashkësia Fetare Islame organizon Akademi Solemne me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1439

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1439, organizon Akademi Solemne, e cila do të mbahet më datë 22.09.2017 (e premte), në Sallën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, duke filluar nga ora 19:oo.

Përmbajtja e programit të manifestimit në fjalë është i begatshëm, ku do të performojnë me ilahi dhe kaside interpretues ndërkombëtar dhe të vendit si dhe kori i BFI-së.

Në këtë manifestim do të ndahet çmimi i artë “Myfti Vehbi Dibra” si dhe hafizave që hivzin e kanë mbaruar gjatë vitit 1438 hixhri, do t’iu shpërndahen diplomat e hifzit.

Gjithashtu, ky manifestim do të ketë transmetim të drejtëpërdrejt në TVM2!

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply