Autoritetet saudiane arrestojnë dijetarët Selman El-Auden dhe Aud El-Karni

Media të shumta kanë njoftuar, se sonte autoritete saudiane, kanë arrestuar dy thirrësit e njohur saudianë, Dr. Selman El-Aude dhe Aud El-Karni, dhëndrin e Aid El Karnit, shkruan Islambosna.

Në këtë kontekst edhe profili i njohur në Twiter – Muxhtehid, i afërm me qarqet qeveritare ka njoftuar se është arrestuar Aud El-Karni.

Në një postim tjetër i njëjti profil përshkruan edhe arrestimin e shejh Selman El-Audes dhe thotë se shejhu është arrestuar për shkak të statusit të tij që tregonte gëzim në lidhje me bisedën telefefonike mes emirit të Katarit dhe princit saudian Muhamed Selman.

Autoritët e saudiane, përpos këtyre të dyve, kanë arrestuar edhe dijetarin tjetër që vjen nga gjenerata e re e thirrësve saudian, Dr. Ali El-Umerrij.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply