Globus

Austri: gati ndalimi i shamisë muslimane, reagime nga politika dhe shoqëria

519views

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka nisur procedurën legjislative për ligjin që ndalon shaminë në kopshtet dhe shkollat publike.

Justifikimi i Kurz, njeriut që hapur ka mbajtur qëndrimin kundër shamisë mulsimane, është se “duam t’u japim të gjitha grave të njëjtën mundësi zhvillimi dhe të parandalojmë krijimin e një shoqërie paralele”.

Partia Socialdemokrate e opozitës e ka kundërshtuar ashpër duke thënë se pikërisht me këtë diskriminim të besimtarëve muslimanë nuk bëhet gjë tjetër veçse krijohen kushtet për shoqëri paralele dhe segregacion, që do të rrisë hendeqet jo vetëm shoqërore por në radhë të parë do të dëmtojnë imazhin e mirë të Austrisë në vendet muslimane të Lindjes së Mesme.

Ndërkaq, disa aktiviste të shoqërisë civile kanë protestuar duke mbajtur shalle leshi që austriakët i vendosin në dimër për t’u mbrojtur ndaj të ftohtit, si për t’i thënë qeverisë se bëhet fjalë për zgjedhje personale dhe jo përcaktim nga qeveria. /tesheshi.com/