Islamisitikë

Askush nuk na sheh!

386views

Një burrë mbeti i vetëm me një beduine, kështu që u përpoq ta mashtrojë atë për të kryer mëkat me të. Ajo e refuzoi dhe i tha, “Çfarë është me ju? Ku është nderi juaj? Ku është besimi juaj?!”

Ai në një mënyrë nënçmuese u përgjigj: “Askush nuk na sheh përveç planetëve”.

Ndërsa përgjigjja e saj ishte e habitshme: “E ku është Ai i Cili i vendosi planetët aty?!”

Ky është qëllimi përfundimtar i mësimit të akides (besimit).

Ta madhërosh Allahun dhe ta konsiderosh të madh brenda vetes ashtu që kur herën e ardhshme t’ju mundësohet mëkati dhe t’ju thotë: “Këtu jam… askush nuk shikon… urdhëro…”

Përgjigjuni me guxim dhe vendosmëri:
“Por, çfarë është me Allahun?”

Nëse ti dhe unë ende nuk jemi në gjendje ta bëjmë këtë, atëherë
1. Ne kemi akide të gabueshme, ose
2. Kemi mësuar siç duhet, por nijetin e kemi të keq.

Zoti ynë, na mundëso të jemi të vetëdijshëm për Ty ashtu që të na pengojë të bëjmë diçka me të cilën nuk jeni i kënaqur.

Autor: Ali Hammuda
Përkthim: Lutfi Muaremi
[BreziiRi]