Arrestohen princa, ministra dhe ish ministra në Arabinë Saudite

Arabia Saudite ka arrestuar 11 princa, katër ministra aktualë dhe dhjetëra ish-ministra në një aksion të gjerë nga organi i ri anti-korrupsion i drejtuar nga Princi Trashëgimtar Mohammed bin Salman, ka raportuar televizioni saudit “Al Arabiya”, shkruan Reuters.

Sipas një zyrtari të lartë saudit, i cili nuk ka pranuar të identifikohet, të ndaluarit janë:

– Princi Alëaleed bin Talal, kryesues i Kingdom Holding.
– Princi Miteb bin Abdullah, ministër i Gardës Kombëtare

– Princi Turki bin Abdullah, ish-guvernator i provincës Riyadh

– Khalid al-Tuëaijri, ish-shef i Gjykatës Mbretërore

– Adel Fakeih, ministër i Ekonomisë dhe Planifikimit

– Ibrahim al-Assaf, ish-ministër i Financave

– Abdullah al-Sultan, komandant i forcave marinës saudite

– Bakr bin Laden, kryesues i Saudi Binladin Group

– Mohammad al-Tobaishi, ish-shef i protokollit në Gjykatën Mbretërore

– Amr al-Dabbagh, ish-guvernator i Autoritetet të Investimeve të Përgjithshme në Arabinë Saudite

– Alëaleed al-Ibrahim, pronar i rrjetit televiziv MBC

– Khalid al-Mulheim, ish-drejtor i përgjithshëm i kompanisë Saudi Arabian Airlines

– Saoud al-Daweesh, ish-shef ekzekutiv i Saudi Telecom

– Princi Turki bin Nasser, ish-kryesues i Presidencës së Meteorologjisë dhe Ambientit

– Princi Fahad bin Abdullah bin Mohammad al-Saud, ish-zëvendësministër i Financave

– Saleh Kamel, biznesmen

– Mohammad al-Amoudi, biznesmen

/foltash/

Artikuj të ngjashëm: