171views
Autoritetet saudiane kanë vazhduar me arrestimin e thirrësve musliman. Pas arrestimit të tre thirrësve të njohur, sot janë arrestuar edhe pesë të tjerë.
Forcat e regjimit saudian kanë arrestuar shejh Ibrahim El-Harithi, hatibin e njohur nga Xhideja, shejh Muhamed Abdulaziz El-Hudajri, pastaj mendimtarin musliman Hasan Ferhan El-Malikij si dhe shejh Gurem El Bishin.
Shejh Ibrahim El-Harithi është thirrës i njohur nga Xhideja dhe është arrestuar sot. Ai e ka të ndaluar ligjërimin që nga viti 2013.
Shejh Muhamed Abdulaziz Hudajri është docent i departamentit të studimeve kuranore në Universitetin mbreti Saud.