Trashëgimi

Arkitektura Islame e hershme

224views

Nga: Ali BARDHI

Në historinë e religjioneve vërejmë se fetë e njohura se bashku me besimin kanë sjellë edhe artin. Me fjalë të tjera arti i së kaluarës në përgjithësi ka lindur nga ndikimet e besimeve dhe është zhvilluar nën varësin e tyre. Sepse fetë e mëdha si Budizmi, Krishterimi dhe Myslimanizmi u kanë sjellë popujve të botës vizione të reja, mënyra të jetuarit etj. Formimi i strukturave të ndryshme tek popujt e ndryshëm ka ndikuar edhe në të menduarit, shije dhe vizione të ndryshme. Kjo gjë i ka shtyrë edhe artistët që të kërkojnë forma të ndryshme artit në shërbim të qëllimeve të tyre.

Ndryshimet e formave dhe planimetrive të monumenteve sa kanë luajtur rol në mënyrën e të jetuarit, po aq edhe në format e adhurimeve. Ashtu siç janë përshtatur për popujt dhe familjet planet e shtëpive, po ashtu qe e nevojshme edhe ndërtimi i faltoreve sipas nevojes së tyre.Qytetërimi Islam, është një ndër qytetërimet më të hershme dhe më jetëgjatët që ka shënuar historia e njerëzimit. Kultura islame e cila ka filluar që në shek. VII ka arritur të përhapet për një kohë të shkurtër në një hapësirë të madhe gjeografike. Në një kohë farë të shkurtë, për dhjetë vjet i gjithë populli arab janë bashkuar se bashku rreth idealit Islam. Ende pa kaluar koha e sundimi të dy halifëve të parë, ushtria muslimane arriti të fus nën kontrollin e vet pjesën më të madhe të perandorisë bizantine dhe asaj perse dhe brenda një shekulli, kufijtë e shtetit islam u zgjeruan nga Deti i Zi deri në Detin Ýndian, nga Turkistani në Francë. Kjo hapësirë gjeografike posedonte një kulturë të pasur 4000 vjeçare. Mesopotamia posedonte monumente, Symerët, Akatët, Asurët, Babilonia e kishin të zhvilluara artin plastik dhe atë të shkruarit, po ashtu në këtë hapësirë gjeografike ekzistonin qytetërimet e mëdha si; Egjipti i lasht, Hititët, Greqia, Roma, Bizanti, Sasani etj. Myslimanët kanë arritur të marrin kulturat e vjetra nga këto shtete. Duke u qëndruar besnik detyrave fetare dhe sociale kanë arritur t’i gërshetojnë mirë me kulturat e tjera dhe ti nxjerrin në pah një model të ri arkitekturor. Në historinë e botës të gjitha kulturat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Në një qytetërim të ri jeton trashëgimia e së kaluarës. Natyrisht që pëson disa ndryshime dhe forma të të reja. Në fillimet e periudhës islame, myslimanët ndeshen me disa kultura të huaja dhe natyrisht që edhe ndikohen nga disa monumente te tyre. Gjatë ndërtimit të këtyre monumenteve janë shfrytëzuar edhe arkitektët dhe punëtorët vendas. Veçanërisht në ndërtimin e monumenteve fetare e sociale në Siri janë zbatuar metodat e ndërtimit sipas planimetrive të monumenteve bizantin dhe të krishtera. Në shek. VII. Në krahinën Surije të Perandorisë Bizantine (Urfa, Antakja, Ezra, Basra, Havran) kishte një mori kishash të stilit bizantin. në planët e këtyre monumente vërehet qemerë të rrumbullakët, mozaik dhe dysheme, dhoma të vogla gjysmë harku ku kanë janë bërë shkas për forma të reja në arkitekturën islame.Sasanët të cilët sunduan për katër shekuj në Ýran dhe Ýrak kanë lanë shumë monumente kulturore. Ata trashëguan nga Asurët dhe Keldanët mënyrën e të ndërtuarit duke përdorur gëlqere, tulla, qemer, kube etj. ku luajti rol të rëndësishëm në formimin më të plotë të arkitekturës islame. Sasanët, për zbukurimin e monumenteve përdornin bimë të stilizuara, figura kafshësh, pemë jete, boçe pishe, figura njerëzish, kuçedrash etj të cilat kanë vazhduar edhe më tej në arkitekturën islame.

Veçanërisht mendohet që dekorimet zbukuruese nga indianët, të krishterët dhe kiptit e Egjiptit kanë qenë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në arkitekturën islame. Në monumentet arkitekturore të bie në sy ndikimet si druri, qeramika, mbulesa.

Në lindjen e arkitekturës islame, faktorët kryesorë janë ato fetare dhe sociale. Emocionit e dhëna nga feja dhe politika janë bërë shkas për ngritje të lartë shpirtërore, rritjen e mirëqenies etj. Po ashtu artet e ndryshme të popujve mysliman, qytetërimet e lashta, klima dhe kushtet natyrore, kanë qenë faktor ndikues në zhvillimin metodave të ndryshme të artit islam.

Në momentin e lindjes së fesë islame, Meka dhe Medina ishin shumë pak qytete të zhvilluara. Gjëja e parë që ka bërë Profeti a.s. pasi emigroi ne Medine ishte ndërtimi i një xhamie në Kuba. Profeti a.s. ka marrë pjesë edhe vete në hedhjen e gur themelit të parë të kësaj xhamie. Por xhamia e parë e myslimanëve numërohet ajo e Profetit a.s. në Medinë. Xhamitë e ndërtuara në vitet e para të islamit nuk kanë arritur deri në ditët e sotme, ashtu siç e kanë qenë të ndërtuara. Sepse xhamitë e para kanë pësuar ndryshime me kalimin e kohës, në vend të tyre janë ndërtuar xhami të reja duke u bazuar në zhvillimin arkitekturorë. Xhamitë e para qenë ndërtuar me mure qerpiçi, me degë hurmash për hije, tavan të hapur etj. për këtë shembulli më i mirë është xhamia e Profetit a.s. në Medinë. Dihet se me rikonstruksionet e bëra nga Hz. Omeri dhe halifi emevit Velid dhe Mehdibil-lah janë humbur kufijtë e vjetër po thuajse plotësisht. Më vonë janë ndërtuar edhe nëntë xhami të tjera. Arkitekti i parë mysliman thuhet se është Ammar b. Jasir.

Faltoret e para nuk kanë pas për qëllim paraqitjen e jashtme, por kanë qenë të thjeshta dhe kanë pasur për qëllimi faljen e namazeve së bashku me xhemat. Gjatë periudhës emevite (661-749), pasi qendrat e artit dhe kulturës bizantine dhe sasane kaluan në sundimin e vet, këmbëngulnin që të ndërtonin monumente që identifikojnë qytetërim dhe madhështi.

Pasi pushtohet Siria dhe Mesopotamia në vitin 639 është ndërtuar xhamia e Kufes, nga ana e Sad b. Ebi Vakas (xhami e tipit të Kufes), kurse në vitin 642 me pushtimin e Egjiptit ndërtohet xhamia Amër b. Asit në qytetin Fustat. Kjo xhami e cila njihet me këtë emër është rindërtuar përsëri sipër themeleve të vjetra. Xhamia e ndërtuar në periudhën që sundoi halifi emevit Muavije është zgjeruar në vitin 683.

Pas kësaj periudhe sipas vendeve të ndryshme kanë dalë në pah shumë forma të ndryshme faltoresh. Me pranimin e islamit nga ana e turqve dhe me kontributin e tyre arkitektura islame është zhvilluar edhe më shumë.

(Horiozonti)