Globus

Arabia Saudite shpallë festë zyrtare Ditëlindjen e Pejgamberit a.s.

Ndër gjërat e fundit që kanë ndryshuar në Arabinë Saudite, është edhe çështja e Mevludit. Deri më tani, në Arabinë Saudite, nuk është shënuar në mënyrë të veçantë ditëlindja e Muhammedit a.s. Madje, te dijetarët saudianë, Mevludi është konsideruar bida’t (risi).

Mirëpo, kohëve fundit, në paketën e ndryshimeve ka gjetur vend edhe kjo çështje.

Sipas portalit arab, thaqfny.com, thuhet se Arabia Saudite ka shpallur ditën e enjte (30 nëntor, 2017 / 12 rebiul evel) si festë zyrtare dhe ditë pushimi për të gjithë sektorin civil dhe atë qeveritar.

(Breziiri)