Arabia Saudite shkarkon disa mijëra hoxhallarë

Arabia saudite ka shkarkuar disa mijëra hoxhallarë për shkak të “përhapjes së ekstremizmit” .  “Nuk do të lejojmë asnjë të përhap ideologjinë e urrejtjes dhe të financojë ideologjinë e terrorizmit”, u tha gazetarëve  në Moskë ministri i jashtëm saudian  Adel Joubeir. Qasja jonë ndaj këtij problemi është shumë e ashpër. Ne kemi ndërmend të modernizojmë sistemin tonë arsimorë  që të përjashtojmë çdo mundësi të keqinterpretimeve të teksteve fetare.

Al-Jubeir tha se Riadi do të bashkëpunoj me Moskën në luftën kundër terrorizmit. Shumë anëtarë të ISIS-it vijnë nga Rusia dhe Saudia. “Ata paraqesin kërcënim për vendet tona, por edhe për të tjerët, pra, kemi interes të fortë për të bashkëpunuar.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply