Globus

Arabia Saudite lejon gratë që të hyjnë në ushtri

487views

Një hapje të pjesshme ka kryer qeveria e Arabisë Saudite për lejimin e grave në Forcat e Armatosura.

Por siç bën të ditur BBC, femrat nuk mund të luftojnë; ato thjeshtë do punojnë në sektorët ndihmës dhe logjistikë.

Kushtet që duhet të plotësojnë gratë që duan të veshin uniformën ushtarake janë 12, ndër të cilat shtetësia saudite, mosha 25-35 vjeç, diploma e shkollës së mesme etj.

Bëhet fjalë për reformën e fundit në favor të grave që ka autorizuar Mbreti Salman, pas autorizimit për të ngarë makinën, për të shkuar në stadium, apo për të nisur një sipërmarrje pa konsensusin e burrit.

Por gjithsesi mbeten rregullat në fuqi që një grua për t’u martuar, për t’u mjekuar apo për të udhëtuar, duhet të marrë lejen e të shoqit, babait apo vëllait.

Leja për hyrjen në ushtri, si fillim është dhënë që gratë të shërbejnë në provincat ku ata jetojnë. /tesheshi.com/