Arabia Saudite: Gratë e mbretërisë do të kenë të drejtë të vozitin automjet

Mbreti i Arabisë Saudite ka dhënë një urdhër historik, më të cilin lejohet dhënie e lejeve, gjegjësisht patentë shoferi të automjeteve për gratë e mbretërisë.

Kjo risi është publikuar në televizion por nuk do të vihet në zbatim menjëherë.

Kjo lëvizje u njoftua në televizion gjithashtu edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, me dekretin mbretëror që detyronte krijimin e një organi ministror për të dhënë këshilla mbi praktikat e urdhërit brenda 30 ditëve dhe zbatimin e plotë të urdhërit deri në qershor 2018.

Deri më tani, gratë dhe femrat nuk kanë pasur të drejtë të marrin patentë shoferi dhe të vozitin automjet.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply