Arabia Saudite emëron një grua për herë të parë në post qeveritar

Fill pas vendimit për lejimin e grave në timon, autoritetet saudite njoftuan të mërkurën se një grua është emëruar në një post të lartë qeveritar për herë të parë. Të dyja këto vendime janë parë si një përpjekje e shtetit saudit për të modernizuar imazhin konservativ.

Arabia Saudite ishte kritikuar si i vetmi në botë që i ndalonte shoferet femra, një traditë e parë nga aktivistët për të drejta të grave si simbol i represionit ndaj grave.

Njëzet e katër orë pasi mbreti Salman lëshoi ​​një dekret për heqjen e kësaj ndalese, qeveria njoftoi se një grua është emëruar si ndihmëse/kryebashkiake e qeverisë së Al Khubar.

“Eman Al-Ghamidi-t iu dha ky post si pjesë e planit për rritjen e numrit të femrave në pozita udhëheqëse në përputhje me Vizionin 2030″, tha në një deklaratë Qendra për Komunikim Ndërkombëtar në Ministrinë e Kulturës dhe Informacionit.

Qeveria saudite ka thënë se “Vizioni 2030”, një plan i madh i reformave ekonomike dhe sociale, do të rrisë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës në 30 për qind nga 22 për qind sa është aktualisht.

Pak ditë më parë, gratë saudite iu gëzuan të drejtës së tyre të re historike për të qenë në timon.

(Tesheshi)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply