Globus

Arabia Saudite dhe Egjipti kanë dhënë dritë jeshile

Kanali televiziv izraelit TV10 tha se Arabia Saudite dhe Egjipti i dhanë dritë jeshile kryetarit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Kudsit si kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në qytetin e pushtuar.

TV Kanal 10 poashtu tha se ‘reagimet dhe dënimet e palëve arabe nuk janë të sinqerta dhe se janë mashtruese’.

Gazetari izraelit, Zvi Yehezkeli, që redakton lajmet arabe në këtë kanal, theksoi se njoftimi nuk mund të bëhej pa koordinim midis Trumpit dhe aleatëve të saj rajonalë.

“Nuk jam i sigurt për reagimin e vendeve arabe ndaj kësaj rezolute” tha Yehezkeli, duke shtuar se përgjigjet e tyre deri më tani nuk kanë qenë serioze.

Kryetari i SHBA-ve, Donald Trump, e ka njoftuar vendimin e tij për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytetin e ri të Izraelit, duke shtuar se ambasada e SHBA do të zhvendoset nga Tel Avivi në Kuds.

 

(Breziiri)