Arabia Saudite burgos edhe një tjetër dijetar të njohur musliman

Qeveria saudite ka vazhduar me serinë e burgosjes së hoxhallarëve dhe dijetarëve të saj saudianë, me ç’rast, këtë të hënë, ka burgosur edhe dijetarin dhe blogerin e njohur musliman, Muhammed Salih El-Munexhid.

Njoftimi për burgosjen e Muhammed Salih El-Munexhid është i njohur nga disa aktivistë saudianë, të cilët ndjekin zhvillet e fundit që kanë të bëjnë me burgosjen e hoxhallarëve, alimëve, dijetarëve dhe aktivistëve muslimanë të Arabisë Saudite.

Muhammed Salih El-Munexhid, i lindur në vitin 1950, është një dijetar musliman, i njohur përmes ëeb-faqes së tij të internetit, IslamQa.info, e cila ofron përgjigje për pyetje dhe çështje nga fusha e fikhut, jurisprudencës islame. Web-faqja, IslamQa, konsiderohet njëra nga faqet më të popullarizuara që ofron përgjigje të fikhut, kurse sipas vlerësimit të Alexa.com (nëntor 2015), web-faqja IslamQa, është faqja islame më e popullarizuar në të gjithë botën.

Muhammed Salih El-Munexhid ka lindur në Haleb të Sirisë, prej dy prindërve palestinezë, ndërsa është rritur dhe shkolluar në Arabi.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply