Arabi Saudite: police femra, po u aksidentua një femër në timon

Pas lejimit me dekret mbretëror të drejtimit të automjetit nga ana e femrës, autoritetet në Arabinë Saudite janë angazhuar dhe për krijimin e një trupe policore femërore, e cila do jetë e angazhuar në rastet kur në një aksident është përfshirë pikërisht një femër në timon.

Pra, do jenë pikërisht policet femra që ndërhyjne në terren në rast të aksidentit nga një femër.

Edhe kjo masë përbën një risi në frymën e disa ndryshimeve që ka përfshirë Arabinë Saudite ku mbreti Salman po dikton me dekrete një ripozicionim të rolit të gruas në shoqëri.

Interesant në këtë rast ishte dhe qëndrimi paradisakohshëm i një prej klerikëve që konsiderohet si më konservatori në hapësirat shqiptare, Dr. Shefqet Krasniqi, i cili tha se ishte kundër ndalimit të ngarjes së automjetit nga femrat. Ai solli shembullin e vet, duke thënë se bashkëshortja e tij i jepte vetë makinës.  /tesheshi.com/

Artikuj të ngjashëm: