Globus

“Anulova të gjitha takimet kur më thirri Erdoğani”

724views

Në qytetin Putrajaya të Malajzisë u mbajt “Tubimi për Kudsin”, në shenjë proteste kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tubimin e mbajtur pas namazit të xhumasë në xhaminë Putra në Putrajaya, morën pjesë rreth 500 persona, përfshirë edhe kryeministrin Nexhip Rezak.

Pjesëmarrësit duke brohoritur slogane kundër Izraelit de SHBA-ve, mbajtën edhe pankarta me mbishkrime “Mbroje Kudsin”, “Jo Sionistëve”, “Mallkuar qoftë Izraeli”

Kryeministri Rezak gjatë fjalimit të tij në protestë, duke folur për kërcënimet financiare të presidentit të SHBA-vde Donald Trump kundër shteteve të cilët e mbështesin Palestinën, tha se “Asnjëherë nuk kemi kërkuar borxhe apo mbështetje nga SHBA-ja. Në të kundërtën ata shpesh kërkojnë ndihmë prej neve në aspekte të shumta. Për shembull, kërkojnë që të investojmë në blerjen e avionëve”.

Rezak po ashtu u bëri thirrje muslimanëve që të jenë të bashkuar kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin.

“Çfarë do që të ndodhë nuk do të bëjmë kompromis për shenjtërinë e Islamit”

Ai tha se do t’i mbrojë gjithmonë vlerat e muslimanëve. “Ne kemi një krenari dhe nder. Mund të kemi marrëdhënie të mira me Trump-in. Por, çfarëdo që të ndodhë nuk do të bëjmë kompromis me shenjtërinë e Islamit”, tha ai.

 “I anulova të gjitha takimet kur më thirri Erdoğani”

Rezak foli me lavdërim për përpjekjet e Turqisë lidhur me Kudsin.

Duke folur për ndjeshmërinë e Turqisë për Kudsin, Rezak tha se “Presidenti Erdoğan pas deklaratës së SHBA-ve për Kudsin më thiri dhe më ftoi në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI). Gjatë asaj kohe duhej të zhvilloja disa takime të tjera. Por, nuk do të mund të kishte ndonjë gjë më të rëndësishme se kjo çështje”.