Amina bint Vehb, nëna e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s

Emri: Amina bint Vehb ibn Abdumenaf ibn Zuhre ibn Kilab ibn Murre.

Babai: Vehb ibn Abdumenaf.

Nëna: Berra bint Abduluzza ibn Osman ibn Abduddar ibn Kusajj ibn Kilab, nga familja kurejshite Abduddar.

Nofkat: Zehretu Kurejsh (Lulja e kurejshëve, nofka e saj më e njohur që e ka marrë për shkak se i takonte familjes fisnike kurejshite Zuhra (Zehra) por  edhe pse ka lindur Muhamedin a.s,) Validetu r-Resul,  Ummu Resul

Gjyshi nga babai: Abdumenaf ibn Zuhre.

Gjyshja nga nëna : Atika bint el-Evkas ibn Murre ibn Hilal ibn Falixh ibn Zekvan es-Sulemijj, nga fisi Sulejm.Tezja e saj është  Atika bint Murre ibn Hilal, nëna  Hashima ibn Abdumenaf, stërgjyshi i të dërguarit të Allahut s.a.v.s.

Gjyshi nga nëna: Abduluzza ibn Osman ibn Abduddar.

Gjyshja nga nëna: Ummu Habib bint Esed ibn Abduluzza ibn Kusajj ibn Kilab.

Xhaxhai: Uhejb (Vuhejb), Kajs, Ebu Kajs.

Daja: Abdullah, Ebu Erta Shurahbil.

Vëllezër dhe motra: Esved, Abdujegus, Umejr, Ferisa, Fahita.

Burri: Abdullah ibn Abdulmuttalib ibn Hashim ibn Abdumenaf ibn Kusajj.

Fëmijët: Muhammedi, s.a.v.s.

E lindur: rreth vitit 555. në Mekë.

Rritja: Hazreti Emineja është rritur në familjen fisnike kurejshite Zuhra.

Martesa: Hazreti Emineja është dalluar në mesin e vajzave kurejshite me prejardhjen , bukurinë, fisnikërinë, elokuencën dhe moralin  e saj, andaj shumë djem dëshironin të martoheshin me të. Abdulmuttalibi, udhëheqësi i Kurejshive dhe gjyshi i Pejgamberit a.s. e zgjodhi Eminen dhe e kërkoi për djalin e tij Abdullahun. Martesa e Emines me Abdullahun ndodhi në vitin 566. Në gusht/shtatorë të vitit 570 Abdullahu u nis për një udhëtim tregtarë në Sham. Gjatë kthimit u sëmur dhe ndërroi jetë në shtator/ tetor të vitit 570 në Medine. Kur ndërroi jetë Abdullahu, Emineja ishte në muajin e dytë të shtatzënisë.

Lindja e Muhamedit a.s: Emineja tregon se gjatë shtatzënisë dhe lindjes nuk ka ndjerë dhimbje. Kur e lindi Muhamedin a.s. ajo pa një fëmijë shumë të bukur fytyra e të cilit shkëlqente. Ai ishte i bërë synet dhe me kërthizën e prere. Drita që dilte nga fytyra e tij e mbushi tërë shtëpinë, ndërsa hazërti Emineja pa pallatet e Busras, që gjendeshin në Siri. Gjyshi i tij Abdulmutalibi ishte shumë i lumtur, e mori nipin bëri tavaf rreth Qabesë dhe i vendosi emrin Muhamed (ai që lavdërohet) donte që ky djalë të jetë i lavdëruar edhe në tokë edhe në qiell.

Vitet e fundit të jetës: Sipas traditave të familjeve të njohura qytetare, Emineja e dha fëmijën e saj gjidhënsve nga fshati, andaj Muhamedin e dërgoi tek familje Benu Sa’ad. Këtë e beri që djali të rritet në ajrin e pastër dhe të mësoj gjuhën e pastër arabe. 4 vitet e para të jetës Muhamedi a.s. i kaloi tej gjidhënseja Halime. Pastaj Muahmedi a.s. u kthye nga shkretëtira dhe dy vitet e ardhshme i kaloi me nënë e tij në Mekë.

Vdekja: Kur Muhamedi a.s. i mbushi gjashtë vjet, në vitin 577 Emineja shkoi në Medine për të vizituar varrin e burrit të saj. Dhe gjatë kthimit ajo u sëmur dhe ndërroi jetë në vendin Ebva (një fshat afër qytetit Rabiga, rreth 250 km në veri të  Mekës.

Shkruan: Jusuf Xhafiç

Perktheu: Arsim Dauti (Breziiri)

Artikuj të ngjashëm: