Allahu është i aftë t’i shërojë të gjitha plagët

Ndërkohë, zemra e nënës së Musait u bë si të ishte e zbrazët. Edhe pak dhe çdo gjë do të zbulohej, sikur të mos ia kishim forcuar Ne zemrën, që të bëhej besimtare e vërtetë. (El-Kasas, 10)

Faraoni në kohën e Musait alejhis-selam ishte një tiran i paparë i cili e eksploatonte popullin, ndërsa gjithashtu vriste të gjithë fëmijët meshkuj të porsalindur.

Shkaku i kësaj praktike të keqe ishte besimi i izraelitëve se do të vijë një fëmijë nga familja e Ibrahimit, alejhis-selam, i cili do ta shkatërrojë mbretërinë e Faraonit.

Kur Musai alejhis-selam ishte foshnjë, Allahu e frymëzoi nënën e tij që ta vendos në një shportë dhe ta lëshoj në lum, që ta mbrojë nga ushtria e Faraonit.

A thua sa rëndë e kishte nëna ta lëshojë me duart e veta fëmijën e saj në ujë?

A mund ta paramendoni si është ndjerë ajo?

Ajo e bëri të pamundurën! Besimi i saj në Allahun ishte më i fortë se sa instinkti i saj amësor!

Allahu në Kur’an përmend se zemra e nënës së Musait alejhis-selam ‘ishte e zbrazët’.

Ajo është paralizuar nga ajo ngjarje traumatike.

Ajo pothuajse hoqi dorë nga sekreti se Musai alejhis-selam është fëmija i saj!

Ajo gati sa nuk bërtiti se është fëmija i saj dhe gati sa nuk e përcolli foshnjën deri te kështjella e Faraonit, ku ndaloi shporta që ta merr prapë!

Por, Allahu e forcoi zemrën e saj dhe e qetësoi. Allahu është i Vetmi i Cili mund të ndihmojë të tejkalohen tragjeditë.

Nëse ju mendoni se nuk mund ta tejkaloni pengesën, atëherë veproni ashtu siç bëri nëna e Musait alejhi-selam!

Në qoftë se ktheni dhe i drejtoheni Atij, Ai është i vetmi i cili mund të ofroj kapacitet emocional t’i tejkaloni tundimet.

Nëse ndonjëherë ndiheni të paaftë për të vazhduar me tundimet që ju kanë goditur, kërkoni nga Allahu që ta forcojë zemrën tuaj ashtu siç bëri me nënën e Musait alejhis-selam.

Përktheu: Lutfi Muaremi

Breziiri

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply