Globus

Aktivisti izraelit shokon arabët me fotografitë nga xhamia e Pejgamberit a.s.

Aktivisti dhe blogeri izraelit, Ben Tzion, këtyre ditëve ka bërë bujë në mediat arabe me publikimin e disa fotografive në Instagram, që i kishte bërë ditë më parë gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite.

Edhe pse për jomuslimanët është e ndaluar zyrtarisht hyrja në qytetin e Medines dhe të Mekkes, Ben Tzion kishte arritur që, jo vetëm të hyrë në Medine, por edhe në xhaminë e Pejgamberit a.s., dhe prej aty të bëjë edhe disa inçizime.

Në një prej fotografive shihet se si Ben Tzion është brenda xhamisë së Pejgamberit a.s., me një valixhe, ku mbi të duket mbishkrimi në gjuhën hebreje, ndërsa është i veshur me veshje tradicionale arabe.

Në fotografi të tjera duket i fotografuar me vajza saudiane, duke mbajtur flamurin arab, si dhe shpatën në duar.

Në njërën nga fotografitë e pozuara me dy vajza saudiane, ai shkruan: “Femrat në Arabisë Sauditë dhe në Lindjen e Mesme janë elegante dhe përbrenda të bukura.”

Ben Tzion i ka publikuar këto fotografi me qëllim për të kontribuar në përafrimin midis arabëve dhe hebrenjve nga Izraeli.

(Breziiri)