Ajni Sinani: Muslimanëve nuk u lejohet të falen në drejtim të statujave

Në lidhje me çështjen e «mbulimit» të Skënderbeut, dje, gjatë faljes së namazit të Bajramit në sheshin Skenderbe në Tiranë, ku pati dhe vazhdon të ketë reagime të ndërkohshme nga qarqe të ndryshme intelektuale dhe mediatike, ka reaguar edhe profesori dhe teologu i njohur nga Prizreni, Mr. Ajni Sinani.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar:

“Mbulimi i statujes se Skenderbeut. Sikur te kishte rendesi statuja apo fotografia atehere islami do lejonte qe per Muhamedin a.s. muslimanet te ndertonin statuje, apo qe te behej ndonje pikture e tij. Ne xhami dhe hapesira ku falet namaz nuk ka fotografi, statuja dhe piktura. Ne drejtim te kibles eshte e ndaluar cfaredo fotografi, pikture apo statuje. Kjo sepse cfaredo statuje apo fotografi do te demtonte rende adhurimin e besimtarit. Islami eshte monoteizem i paster dhe nuk lejon elemte te politeizmit dhe shirkut. Ne kohen e ishJugosllavise hoxha para faljes se namazit kishte kerkuar qe te hiqej fotografia e shokut Tito qe ishte e varur ne mur ne drejtim te kibles. Per kete ishte ndeshkuar nga komunistet! Muslimanet nuk luten dhe nuk bien ne sexhde para cilesdo krijese apo fotografie e statuje. Keto jane prej kushteve te pranimit te namazit. Prandaj mbulimi i statujes se Skenderbeut dhe kalit te tij, nese ka ndodhur, duhet pare nga ky prizem. Muslimaneve nuk i lejohet qe gjate faljes te kene para tyre cfaredo foto apo statuje te njeriut apo te kafshes. Njeriu eshte qenie e vdekshme dhe per rrjedhoje nuk meriton te adhurohet.”

 

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply