Aeroporti sqaron vonesat e haxhilerëve për të shkuar në Mekë

Në Mekë, nuk është lejuar hyrja e 120.000 personave të cilët nuk kanë pasur leje për kryerjen e haxhit

 Gjatë kontrollit në gjashtë pika të posaçme të vendosura afër Mekës, në Arabinë Saudite, në këtë qytet nuk është lejuar hyrja e 120.000 personave të cilët nuk kanë pasur leje për kryerjen e haxhit, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e forcave të sigurisë gjatë haxhit njoftoi se 120.000 të huaj me vendqëndrim në Arabinë Saudite, të cilët nuk kanë pasur leje për kryerjen e haxhit, tentuan të hyjnë në Mekë dhe të kryejnë haxhin, gjë që nuk u është lejuar dhe janë kthyer prapa.

Janë forcuar kontrollet e sigurisë në gjashtë pika, ndërsa në njoftimin theksohet se janë marrë edhe 61.600 automjete të cilat nuk kanë pasur leje që të hyjnë në rajonin ku kryhet haxhi.

Me qëllim të evitimit të rrëmujës dhe situatave tjera të ngjashme në periudhën e kryerjes së haxhit, Arabia Saudite nga haxhinjtë e ardhshëm nga jashtë vendit kërkon vizë të posaçme, ndërsa nga të huajt dhe banorët në këtë vend, kërkon leje të posaçme.

Në Arabinë Saudite jetojnë rreth dhjetë milionë të huaj, ndërsa ata që jetojnë në këtë vend çdo pesë vite mund të marrin leje për kryerjen e haxhit.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply