Islamisitikë

A vrapojmë në drejtimin e duhur?!

392views

Të gjithë ne e dëshirojmë dashurinë. Nga Allahu dhe nga njerëzit. Të gjithë ne vrapojmë pas diçkaje. Ironike, sa më tepër që vrapojmë pas krijesave, ato krijesa aq më tepër largohen prej neve. Sapo të ndalojmë vrapimin pas krijesave dhe të riorientohemi drejtë Krijuesit, atëherë krijesat fillojnë të vrapojnë pas nesh. Kjo është një formulë e thjeshtë: nëse vraponi pas krijesave, e humbni edhe Krijuesin edhe krijesat. Nëse vraponi pas Krijuesit, e fitoni dashurinë edhe të Krijuesit edhe të krijesave.

Allahu është el-Vedud (burim i dashurisë). Prandaj dashuria vjen nga Allahu, dhe jo nga njerëzit. “Që të fitoni dashurinë… mbusheni veten me dashuri deri sa të bëheni sikur magneti.”

Kur ta mbushni veten me Burimin e dashurisë (El-Vedud), atëherë bëheni magnet për dashuri. Allahu i Madhërishëm na mëson në këtë hadith kudsi: “Kur Allahu e do robin, e thërret Xhibrilin (duke i thënë): Me të vërtetë që Allahu e do filanin, andaj doje edhe ti. Kështu që e do edhe Xhibrili, i cili pastaj i thërret banorët e qiellit: Me të vërtetë Allahu e do filanin, andaj dojeni edhe ju. Kështu që ata e duan dhe bëhet i pranueshëm (i dashur) në tokë.”

Të gjithë ne vrapojmë. Por vetëm një pakicë vrapon në drejtimin e duhur. E kemi qëllimin e njëjtë, por që të arrijmë atje, ne doemos të ndalojmë një herë dhe të kontrollojmë nëse jemi duke vrapuar ndaj Burimit apo pasqyrimit.

Autore: Yasmin Mogahed
Përktheu: Lutfi Muaremi

[breziiri]