Aktualitete

A qëndron Donald Trump pas arrestimit të princit saudian, Velid Ibën Talal?

Gumëzhimë e opinionit botëror rreth “prerjeve të kokave të princërve” në Saudi, e cila filloi dje me arrestimin e njëmbëdhjetë princërve dhe 38 zyrtarëve të lartë të shtetit, duke përfshirë në mesin e tyre ministra aktual dhe të kaluar, si dhe disa biznesmenë. Në mesin e të arrestuarëve janë dy djemtë e ish mbretit saudian, mbretit Abdullah, si dhe multimiliarderi ekscentrik nga familja Saud, princi Velid Ibën Talal, si dhe Halid Tuvejxheri, ish kryetari i divanit mbretëror.

Arrestimi i dhjetëra princërve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, pasoi menjëherë pas shpalljes së vendimit mbretëror për ndërrimin e princit Mut’ib ibën Abdullah nga detyra e ministrit të gardës kombëtare dhe caktimin e Halid Ibën Ajjafit në atë detyrë; pensionimit të komandantit të marinës luftarake mbretërore Abdullah Sulltanit në vend të cilit u caktua Fehd el-Gefejli; ndërrimit të ministrit të çështeve ekonomike dhe planifikimit, Afil Fekihut, në vend të të cilit erdhi Muhammed et-Tuvejxheri.

“Le Mondi” francez transmeton deklaratën e Kristian Coates Ulrichsenit, anëtarit të institutit për studime politike në Universitetin Rice të Teksasit, netë cilën thuhet: “Si duket fushëveprimi i arrestimit është i paparë parë në historinë moderne të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Nëse konfirmohet informacioni është arrestuar edhe princi Velid Ibln Talali, kjo do të çojë në një sërë “goditjesh” në botën e biznesit si në vend ashtu edhe në nivel global.” Ndërsa revista e pavarur franceze “20 minuta”, shkruan se kjo është “një pastrim i paprecedent” në Arabinë Saudite.

Reuters njoftoi se princi Velid Ibën Talali, së bashku me dhjetëra të arrestuar të tjerë, gjenden në paraburgim në lidhje me korrupsionin. Gazetat saudiane el-Iktisadijja dhe Sebk sot njoftuan emrat e të arrestuarëve , në listën e cilëve është edhe princi Velid Ibën Talali, ashtu që u mënjanuan të gjitha dyshimet rreth arrestimit të tij.

“Le Monde” francez këto arrestime i ndërlidh me ndodhitë e fundit në Arabinë Saudite në suaza të të cilit muajin e kaluar u mbyllën mjaftë dijetarë dhe intelektual të profileve të ndryshme ideologjike.

Analistët theksojnë se shumica e të arrestuarve dje, kanë kritikuar politikën e jashtme të princit trashëgimtar të  saudisë, siç janë bllokada e Katarit, reduktimin dhe heqjen e subvencioneve shtetërore, privatizimin e kompanive shtetërore etj.

New York Times njoftojnë se arratisjet në Arabinë Saudite do të shkaktojnë goditje të mëdha në qendrat financiare, kryesisht për shkak të arrestimit të princit multimiliarder Velid Ibën Talalit, i cili posedon aksione të shumta në shumë kompani botërore si Citigroup Inc., Twitter, News Corp dhe të tjerë.

Pse u arrestua princi Velid Ibn Talal?

Wall Street Journal raporton se autoritetet saudite dyshojnë për princin Velid për pastrimin e parave, ndërsa NY Times thekson konfliktin verbal midis Princit dhe Donald Trump, duke u kujtuar lexuesve të tij se miliarderi saudit ka debatuar publikisht me Donald Trump kohët e fundit.

Hotel Ritz-Carlton në Riad

NY Times shkruan gjithashtu se hoteli Ritz-Carlton në Riad dje u shkarkua nga të gjithë mysafirët dhe supozon se ky hotel mbretëror do të jetë vendi i paraburgimit të elitës së arrestuar saudite.

Gjithashtu, aeroportet e Riadit janë të mbyllura për avionët privatë, të cilët NY Times e interpreton si një pamundësi për princët dhe të pasurit e tjerë të mbretërisë Saudite të largohen nga vendi dhe të shmangin çdo arrestim të mundshëm.

Pak orë para raportimit të arrestimeve të djeshme, mbreti i Arabisë Saudite, mbreti Selman, solli një dekret për krijimin e Komitetit Kundër Korrupsionit, në të cilin e caktoi birin e tij princin Muhammed, dhe komisionit iu dhanë kompetenca të gjera duke përfshirë edhe lejen për të arrestuar, hetime, ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive të të dyshuarve, shkruan New York Times.

 

Përgatiti: Abdullah Nasup

(breziiri)