Islamisitikë

A na do Allahu?

601views

Shejh Ali Tantavi thotë se njëherë e pyeti veten se a e do Allahu? Andaj e mori Kuranin që të shoh se a i posedon karakteristikat e njerëzve të cilët Allahu i ka përmendur se i do.

Në Kuran e gjeti se Allahu i do el-mutekinet (të devotshmit), andaj tha: “Nuk mendoj se jam ndonjëri prej tyre.”
Pastaj zbuloi se Allahu i do es-sabirinët (durimtarët), dhe tha: sa i padurueshëm jam.”

Pastaj gjeti se Allahu i do el-muxhahidinët (ata që përpiqen në rrugën e Tij), dhe kujtoi se sa i pafuqishëm dhe dembel që është.

Pastaj pa se Allahu i do el-muhsinët (ata që bëjnë vepra të mira) dhe kujtoi se sa larg tyre është.

Pastaj thotë: “Nuk vazhdova të kërkoj karakteristika tjera që të mos dëshpërohem. Mendova për punët e mira të miat dhe zbulova se shumica janë të përziera me dembelizëm, dhe se kam shumë të meta dhe gabime. Pastaj mu kujtua se Allahu i do et-tevabinët (ata që pendohen) dhe kuptova se kjo është për mua dhe ata që janë si unë. Fillova të them “estagfirullahu ve etubu ilejhi” që të jem njëri nga ata që i do Allahu.

Perktheu: A. D. (Breziiri)