Fikh

A lejohet ti urojmë jomuslimanët për festat e tyre?

1.15Kviews

Edhe pse kjo çështje është sqaruar edhe viteve të tjera,, disa njerëz nxisin debate të panevojshme, sikur ata për herë të parë po sqarojnë diçka rreth islamit.
Kurse xhematet tona, për çështje të fesë duhet të orientohen përmes institucioneve fetare nga gravitojnë ata, e jo të futen në dyshime dhe polemika, ku permes tyre vetëm se e dëmtojnë veten dhe shoqërinë.

Për këtë ndalesë, nuk ka asnjë argument të qartë dhe të prerë nga Kurani apo Hadithi që e ndalon këtë,, sepse ne nuk i urojmë atyre bindjen që kanë për atë festë ( këtë e dinë të gjithë), por është një formë e bashkëjetesës dhe tolerancës, për të cilën jemi të thirrur që ta ndërtojmë atë..

Lidhur me urimin e jomuslimanëve për festat e tyre, në vijim po paraqesim Fetvatë e Akademisë për fetva të Egjiptit me seli në Kairo me numër 3670 dhe 3671.

NË FETVANË ME NUMËR 3671 THUHET

Urimi i jo muslimanëve në vendin ku muslimani jeton me ta për festat e tyre, nuk ndoleht sipas legjislaturës islame, e në veçanti nëse mes tyre ka familjar, afërsi familjare, fqinjësi, miqësi, shoqëri etj., nga raportet njerëzore. Dhe veçanërisht nëse edhe ata këmbejnë urime për festat islame.

Allahu në Kuran thotë: “ Nëse përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, përshëndetni me më të mirë, ose kethejeni atë“ Ennisaë 86.
Pra, përshëndetje dhe jo pëlqyeshmëri në bindjet e tyre që janë në kundërshtim me bindjet fetare islame, por ajo është në saje të mirësisë dhe drejtësisë të cilën e don Allahu ku thotë:
“ Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët “. El Mumtehine 8 .

Ajeti përcakton parimin e bashkëjetesës, dhe sqaron se raporti me jomuslimanët, bamirësia ndaj tyre, lidhjet me ta, dhurtatat ndaj tyre dhe pranimi i dhuratave prej tyre, sjellja e mirë ndaj tyre në përgjithësi,, të gjitha këto janë të preferuara sipas fesë.

Imam Kurtubiu në librin e tij: Ahkam el Kur’an thotë në fjalën e ajetit ( Të silleni mirë ndaj tyre ): Dmth. se nuk ju ndalon të silleni mirë me ata që nuk ju luftojnë. Kurse në fjalën e ajetit ku thotë
( të jeni të drejtë ndaj tyre ): Të i jepni edhe nga pasuritë tuaja për shkak të lidhjeve dhe raporteve tuja me ta.

KURSE NË FETVANË ME NUMËR 3670 THUHET

Nuk ndalohet urimi i jomuslimanëve në festat e tyre, dhe kjo nuk është dajle nga feja sikur që pretendojnë disa që i shtrëngojnë gjërat në fe,, e të cilët nuk kanë njohuri në plotësimin e argumenteve fetare dhe mënyrën e prezantimit të tyre ,, dhe se ato janë vetëm në një kuptim.
Resulullahi s.a.v.s. ka pranuar nga jomuslimanët dhurata, i ka vizituar të sëmurët e tyre, ka bashkëpunuar me ta në paqe dhe në luftë nëse nga ata nuk ka patur tradhëti.
E gjithë kjo në emër të tolerancës së muslimanëve me kundërshtarët e tyre në bindjet fetare, ku Allahu nuk ka bërë dallimin mes muslimanit dhe jomusliamnit në raporte të mira, në përshëndetje reciproke etj.
Allahu në Kuran thotë: “ Nëse përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, përshëndetni me më të mirë, ose kethejeni atë“ Ennisaë 86.
Pra përshëndetje dhe jo pëlqyeshmëri në bindjet e tyre që janë në kundërshtim me bindjet fetare islame. E urimi në festat e tyre, nuk është më tepër se sa një lloj i përshëndetjes.

Disa që jan argumentuar në ajetin kuranorë:
“ ( Kështu janë ) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet “ El Furkan 72 .. e nga kjo ata kanë argumentuar se urimi i jomuslimanëve prej Hebrenjëve dhe të Krishterëve në festat e tyre është i ndaluar.. Kjo është shkurtpamësi në tekstin Kuranorë..
Sepse nuk ka tekst të qartë në ajet për këtë ndalesë, por është një prej komentimeve në këtë ajet, ku për këtë ajet janë dhënë disa mendime të ndryshme.
Atëherë pse ata e marrin këtu atë që ju përgjigjet, e shumë të tjera i kundërshtojnë.

E nëse pretendohet se ka përngjajshmëri në simbolet dhe festat e jomuslimanëve themi: Ndalesa është në ngjajshmëri në veprime dhe bindje fetare, të cilat i ka ndaluar Islami, e të cilat janë në kundërshtim me bazat islame.

Përktheu
Mr. Ragmi Destani